Presidenti ukrainas në video-mesazhin e tij të zakonshëm të mbrëmjes tha se Rusia ka humbur pavarësisht se çfarë arme përdorë në fushëbetejë. Ai tha se rusët gjithnjë e më tepër po e kuptojnë se ata po vdesin vetëm se një person (Putin) nuk dëshiron të ndalojë luftën.
“Pavarësisht se çfarë armësh gjeni, ju tashmë keni humbur. Ukrainasit e dinë se për çfarë po luftojnë. Tani, gjithnjë e më shumë qytetarë rusë e kuptojnë se duhet të vdesin vetëm sepse një person nuk dëshiron të ndalojë luftën. Edhe nëse ju (pushtuesit) gjeni ende disa armë të tjera diku në botë, si këto Shahedë iranianë (dronët Shahed-136 që forcat ruse kanë përdorur së fundmi, ed) që përdorni për të bombarduar qytetet tona.
gjithsesi nuk do të të ndihmojë. Tashmë ke humbur.”, u shpreh lideri ukrainas.
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret duke e vendosur zyrtarisht termocentralin bërthamorë në Zaporizhzhia në listën e aseteve federale të Rusisë, raporton Tass. Moska e ka shpallur më herët aneksimin e këtij rajoni ku ndodhet uzina.
Gjatë natës ka pasur sulme në Zaporizhzhia, të cilat dëmtuan dhe shkatërruan disa ndërtesa banimi, duke shkaktuar zjarre, ku të paktën 2 persona kanë humbur jetën ndërsa disa të tjerë janë plagosur.
“Si rezultat i sulmeve të armikut, në qytet shpërthyen zjarre. Ka viktima. Ekipet e shpëtimit tashmë po nxjerrin njerëzit nga nën rrënoja”, tha guvernatori rajonal Oleksandr Starukh.