• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Doli në konferencë të jashtëzakonshme, Basha: Prita të fliste drejtësia amerikane për çështjen McGonigal, e turpshmi si Rama shpifi për mua

02/17/2024
in Politikë
Doli në konferencë të jashtëzakonshme, Basha: Prita të fliste drejtësia amerikane për çështjen McGonigal, e turpshmi si Rama shpifi për mua
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deklarata e Bashës:

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sot jam para jush për të komunikuar për një çështje të paprecedentë në historinë e Shqipërisë dhe në historinë e vendeve demokratike ku kryeministri i vendit korrupton shefin e FBI për të sulmuar kryetarin e opozites.

Një histori e tillë nuk është dëgjuar as në vende diktatoriale ku kundërshtari politik shihet si armik.

Nuk ka ndodhur ndonjëhere që një kryeministër të korruptojë shefin e kundërzbulimt të një vendi mik, aleat dhe partner strategjik me qëllimin e vetëm për të goditur dhe dëmtuar kundërshtarin e tij politik, në këtë rast Lulzim Bashën dhe PD.

Shumë miq, dashamirës dhe mbështetës kane shprehur habinë deri në frustrim se pse nuk flet Lulzim Basha.

Kjo edhe pse në fakt që prej ditës se parë unë e kam thënë se gjithçka është një stisje e ndyrë.

Por të jem i sinqertë, atëherë kurrë nuk më shkonte në mendje se deri ku arrinte ky skenar, se kryeministri i vendit tim të kryente njeë operacion të tillë kriminal kundër kreut të opozitës dhe PD.

Ka pasur edhe nga ata për të cilët jam i keqardhur që ju bashkuan Edi Ramës në llumin e mashtrimeve, gënjeshtrave dhe akuzave për këtë çështje.  I kam shpërfillur dhe mëshiruar, i qetë dhe i vendosur në vetëdijen time se asnjëhëre në asnjë moment PD dhe unë nuk ishim përfshirë në asgjë të paligjshme e aq më pak të lidhur me shpifjet monstruoze të prodhuara.

Mbushën mediat, dërguan madje dhe letra nëpër botë me shpresën se do të dëmtonin PD dhe Lulzim Bashën. Për keta kam vetëm keqardhje. Turpi është i tyre dhe këtë turp shqiptarët e në veçanti demokratët nuk do tua harrojnë kurrë.

Kam pritur me qetësi, durim dhe besim që ndonëse e vërteta e kësaj ceshtje do merrte kohë ajo do të zbardhej. Por kam qenë i sigurtë që pas shpifjeve dhe sulmeve të ulëta fshiheshin duar të pista.

E kam patur këtë bindje para se të dilte në shesh e vërteta e plotë përmes aferës McGonigal. Por sërish kam pritur të thotë fjalën e saj drejtësia amerikane, për të mos u krijuar asnjë alibi justifikimi nëpër banaqet mediatike të financuara me para krimi e korrupsioni nga ku mbushnin dynjanë me baltën e përnatshme.

Related

Previous Post

Prapaskenat/ Kunja, sherre dhe ironi, çfarë ndodhi mes ish-banorëve të “Big Brother” dhe produksionit

Next Post

“Mos i imito njerëzit”/ Heidi këshillon Romeon: Del si bullizues

Lajme të ngjashme

Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e dorëheqjes! Akti para se të niste numërimi

Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e dorëheqjes! Akti para se të niste numërimi

by redaktor2
07/17/2025
0

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon që KQZ-ja të...

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

by redaktor2
07/17/2025
0

Në zonën e Mëzezit në Tiranë po ngrihet një institut i ri i specializuar për edukimin dhe rehabilitimin e të...

Qeveria ‘fut në shkollë’ bashkitë, Akademia e Pushtetit Vendor do të trajnojë administratën lokale!

Qeveria ‘fut në shkollë’ bashkitë, Akademia e Pushtetit Vendor do të trajnojë administratën lokale!

by redaktor2
07/17/2025
0

Pasi nisi një aksion që e quajti ‘shkundjeje’ të bashkive të vendit, e që kulmoi me largimet e dhjetëra drejtorëve,...

Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar

Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar

by redaktor2
07/17/2025
0

Shkruan Ermal Qori Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani njihen prej kohësh. Të dy kanë qenë pjesë e Aleancës Kuq e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zb…
  • E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase ameri…
  • Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek n…
  • Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e…
  • Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë…
  • Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.