• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Iu sekuestruan 3.5 mln € pasuri, 46-vjeçari pastronte paratë me firmën e betonit! U denoncua për prostitucion, kush është prokurorja e shkarkuar që i mbylli dosjen

10/06/2022
in Kronikë, Slider
Iu sekuestruan 3.5 mln € pasuri, 46-vjeçari pastronte paratë me firmën e betonit! U denoncua për prostitucion, kush është prokurorja e shkarkuar që i mbylli dosjen
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Procedimi ndaj vëllezërve Albert, Gent dhe Bashkim Topuzi, të cilëve Prokuroria iu sekuestroi pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro, është regjistruar që në vitin 2018, i nisur kryesisht. Burimet financiare për krijimin e pasurive, dyshohet të kenë ardhur nga trafikimi i lëndëve të forta narkotike kryesisht jashtë vendit dhe prostitucioni. Burime bëjnë me dije se ndaj Albert Topuzit, u regjistrua një kallëzim në Prokurorinë e Pogradecit disa vite më parë, nga familjarët e një vajze nga një fshat i këtij rrethi që jetonte në Itali. Ata pretendonin se Topuzi e kishte shfrytëzuar për prostitucion, ndërsa hetimet për këtë vepër penale dhe pastrim parash, u kryen nga prokurorja e shkarkuar nga vettingu, Elina Kondi. Kjo e fundit vendosi pushimin e hetimeve me argumentin se nuk kishte konstatuar elemente të veprës penale. Hetimi u rihap kryesisht në Elbasan nga prokurori Artur Ismailukaj në 2018, gjë e cila çoi edhe në sekuestrimin e pasurive mes të cilave 5 automjete, një lokal në rrugën “Visarion Xhuvani”, 3 apartamente po në atë lagje në të njëjtin kat, vilë 4 katëshe, sipërfaqe toke etj.

Albert dhe Gent Topuzi kanë jetuar dhe punuar kryesisht në vendet e Bashkimit Europian. Alberti është dënuar për prostitucion në itali ndërsa në të njëjtën kohë nisi hetim edhe për drogë, por që për këtë të fundit hetimi pushoi për mosgjetje të veprës penale. 46-vjeçari aktualisht ndodhet në Antwerp të Belgjikës por vuan nga një sëmundje e rëndë. Një pjesë të aktivitetit kriminal e ka kryer sidomos në këtë qytet që njihet të edhe si një ndër “kryeqytetet e kokainës” në Europë.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e pasurive ishin të regjistruara në emër të vëllait të tij në Shqipëri, Bashkim Topuzit, i cili kishte themeluar një kompani me emrin “Basha Trans Shpk”. Pikërisht përmes kësaj shoqërie, dyshohet se kryhej edhe pastrimi i parave të pista, ndërsa rezulton e regjistruar në shërbimet e gërrmimeve, rregullimeve në infrastrukturë dhe ndërtim. Në bazë të akuzave të ngritura ndaj tyre, nëse ato provohen, vëllezërit mund të rrezikojnë edhe dënimin me burg që varion nga 5-15 vite burg

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: sekuestro
Previous Post

Përkrahësi i saj më i madh që në fillim të lidhjes, Gigi rrëfen ndjesitë pas “romancës pariziene” me DiCaprio-n

Next Post

Gylenistët nisin shitjen e bizneseve pasi Erdogan i vuri lakun në fyt Ramës?

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.