• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Një ditë pas protestës, Belind Këlliçi: Lironi qytetarët e arrestuar! E drejta e fjalës nuk negociohet me patronazhistët e pushtetit

02/21/2024
in Politikë, Slider
Një ditë pas protestës, Belind Këlliçi: Lironi qytetarët e arrestuar! E drejta e fjalës nuk negociohet me patronazhistët e pushtetit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Një ditë pas protestës së opozitës, Belind Këlliçi ka bërë apel që të lirohen qytetarët e arrestuar. Në një deklaratë për mediat, ai bën thirrje që të ndalen provokimet ndaj opozitës dhe se duhet të respektohen të drejtat e tubimit qytetar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas Këlliçit, ‘angazhimi i policëve civilë për të intimiduar, goditur dhe arrestuar protestuesit e opozitës, është shenja se pushteti ka frikë nga ju dhe nga opozita’.

Ai paralajmëron se çdo polici abuziv do t’i çohet ligji te dera, ‘çdo shkelësi do t’i kujtojmë se interesat e qytetarëve, e drejta e fjalës dhe protestës, nuk mund të negociohen me patronazhistët e pushtetit’.

“Partia Demokratike siguron të gjithë protestuesit se ne do tu dalim zot. Tubimi i djeshëm, i qindra mijëra shqiptarëve është siguresa e garancisë se në këtë vend është sovrani që e ushtron pushtetin, dhe ata qeveritarë në kryeministri dhe ata policë me uniformë, janë vetëm qiraxhinj në shtetin e shqiptarëve.

Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku e të tjerë, të bëjnë kujdes! Tu thonë zelltarëve partiakë në polici se nuk i mbron asgjë para së drejtës dhe ligjit. Nuk mund të fshihen dhe nuk mund të marrin garanci paprekshmërie nga ata që as vetë nuk i kanë këto garanci! Kush prek demokratët do të përgjigjet një më një.

Çdo procedim, ndalim apo abuzim me protestuesit e djeshëm do të marrë përgjigje ligjore dhe qytetare. Cdo polici abuziv do t’ia çojmë ligjin te dera, çdo shkelësi do t’i kujtojmë se interesat e qytetarëve, e drejta e fjalës dhe protestës, nuk mund të negociohen me patronazhistët e pushtetit.

Bëni kujdes, sepse kujdestaria e pushtetit nuk e ndal dot shpagimin e ligjit, dhe kur kjo të ndodhë as Edi, as Taulanti nuk do jenë aty për tu mbrojtur.

Në fund, edhe njëherë, mirënjohje për të gjithë shqiptarët që dhanë dje një mesazh force dhe shprese. Të gjithë protestuesve që u cenuan në krye të detyrës qytetare, në zemër të protestës, u themi se Partia Demokratike dhe opozita janë me ta në çdo hap ligjor dhe njerëzor”, thuhet ne deklaraten e Këlliçit.

Related

Previous Post

Sot Dita e Gjuhës Amtare, Manastirliu shpall datën e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe

Next Post

“Greqia mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, ministri grek i Mbrojtjes i kujton Shqipërisë ‘detyrat’: Duhet të respektojë….

Lajme të ngjashme

Nga rinisja e protestave te aksioni i përbashkët politik PD-PL/ Noka dhe Blushi takim 2-orësh në selinë blu, zbulohet diskutimi

Nga rinisja e protestave te aksioni i përbashkët politik PD-PL/ Noka dhe Blushi takim 2-orësh në selinë blu, zbulohet diskutimi

by redaktor2
08/20/2025
0

Një takim mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka dhe atij të Partisë së Lirisë Tedi Blushi është zhvilluar...

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

by redaktor2
08/20/2025
0

Papa Leo planifikon të vizitojë Libanin, njoftoi të mërkurën zyrtari i lartë katolik i vendit, në atë që mund të...

Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu dhe Agolli: Nga hapësirë e braktisur, në Qendër Multifunksionale për të rinjtë dhe komunitetin

Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu dhe Agolli: Nga hapësirë e braktisur, në Qendër Multifunksionale për të rinjtë dhe komunitetin

by redaktor2
08/20/2025
0

Ish-godina e maternitetit të Sarandës, në kuadër edhe të rijetëzimit të aseteve publike, po shndërrohet në një Qendër Multifunksionale për...

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

by redaktor2
08/20/2025
0

Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Shqipëria e ftuar nderi në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Périgord Noir” në Francë
  • Gerta Gixhari feston ditëlindjen! A mori një urim nga Olta?
  • Deputetët e rinj, të pastër! SPAK: Asnjëri prej 140 ligjvënësve nuk është nën hetim
  • Nga rinisja e protestave te aksioni i përbashkët politik PD-PL/ Noka dhe Blushi takim 2-orësh në sel…
  • Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet t…
  • Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu dhe Agolli: Nga hapësirë e braktisur, në …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.