• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ata që kanë kodet e parave takuan Dumanin, Sadushin e Metanin

02/23/2024
in Opinion, Slider
Ata që kanë kodet e parave takuan Dumanin, Sadushin e Metanin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ish-apartamenti i plazhit që ishte projektuar t’i shërbente një ish-kryeprokurori kur të vishte rrobat e banjos, është sekuestruar dhe u kthye në qendër sociale për të rinjtë. Një tjetër ndërtim masiv luksoz, po mbi det, do të shërbejë si hotel pushimi për policinë shqiptare dhe kosovare. Në total, për më pak se një vit, janë sekuestruar më shumë se 100 milionë euro pasuri të rrjedhura nga krimi. E gjitha kjo është vetëm një pikë uji në detin e thellë të abuzimit me paratë publike apo si fryt i pastrimit të parave të pista. E megjithatë ka filluar. E megjithatë është vetëm fillimi i një procesi që ngjan logjikisht i pamundur për të ndjekur, identifikuar dhe sekuestruar çdo para të pistë, e cila ka krijuar jo dhe aq gradualisht, një shtresë siameze milionerësh: njëri binjak me kravatë politike dhe tjetri me pasaportë banditi. Ky është një process që mund të ketë ulje-ngritjet e tij, mund të ketë dhe kthime të befasishme pas, mundet edhe që të dështojë për ta kthyer përfundimisht Shqipërinë në një vend me demokraci të dështuar, por me shumë shanse, pavarësisht kostos, mund edhe të ecë përpara.

Bindja popullore se harami nuk bëhet kurrë hallall, ka përballë një sfidë herkuliane për t’u vërtetuar në Shqipërinë e të nesërmes së afërt. Në një shoqëri moralisht të korruptuar që njeh si perëndi vetëm paranë dhe që njeh vetëm paranë si asetin që blen zotësinë, kjo sfidë është gati në kufijtë e të pamundurës. Skeptikët mund të llogarisin se mëkatarët e vegjël lokalë mund ta kenë pësuar nga njëri-tjetri apo dhe vetë Perëndia, por jo se janë ndëshkuar nga drejtësia. Dhe në këtë pikë, ata janë në epërsi të padiskutueshme.

Në Shqipëri, vullnetet dhe mjetet lokale, burimet njerëzore dhe aftësia për ta kryer këtë operacion mbi tumorin e frikshëm të korrupsionit, janë të kufizuara. Vetëm ndihma dhe asistenca ndërkombëtare, ajo amerikane kryesisht, mund të garantojnë së pari paprekshmërinë e gjuetarëve të korrupsionit dhe së dyti, mbështetjen e tyre për t’ia dalë në një mjedis acid, ku duket se të ndershëm kanë mbetur vetëm ata që nuk kanë pasur mundësi të korruptohen. Sekretari Blinken e dha mesazhin e tij simbolik në Tiranë. Duke takuar gjithë pikat kyçe të sistemit të drejtësisë, ai dëshmoi pikërisht këtë gjë: tani është radha që ky pushtet i ri, i rikthyer publikut për herë të parë, do të duhet të ekuilibrojë dhe balancojë pushtetet e tjera. Duke nisur me ndëshkimin fillimisht e më pas, me kismet në kushtet e urgjencës, edhe me dhënien e drejtësisë.

Pak e kanë kuptuar një mesazh të tillë. Sepse ndodh si në eksperimentin e famshëm me bretkosën. Nëse amfibi i vogël hidhet në një kovë më ujë të nxehtë, ai kërcen direkt për të dalë jashtë saj, por nëse atë e ve në një enë me ujë të ftohtë që e nxeh gradualisht, bretkosa do të ngordhë brenda e zierë. Pa kuptuar se çfarë po i bën uji. Fiks kjo gjë po ndodh me një soj bretkosash njerëzore që pushteti që ju dha para, i shndërroi papritur në princa plot shkëlqim. Individë me pushtet të djeshëm dhe të sotëm, nga ata që nuk kishin me shumë se dy palë pantallona në garderobë dikur, në pak vjet në pushtet, nuk janë më në gjendje të numërojnë paratë, metrat katrorë të pronave të tyre, udhëtimet me çarter, kilogramët e floririt dhe të bizhuve e çdo lloj tjetër luksi që e përdorin për të lyer fundshpinën, si ata që bien në kos, pra, e gjithë kjo kategori individësh, papritur po shohin se ndodhen në kovën që po zien. Ca pak që e kuptuan që në fillim dhe parashikuan se çdo të ndodhë ikën, të tjerë kanë pritur me shpresë se nuk do t’i kapë vala dhe presin nëse do të ketë shans të pengohet përvëlimi. Por po ndodh. Fatkeqësisht, me të thatin do të ikin dhe ca të njomë, si efekt anësor, por kjo është situatë lufte. Një luftë edhe me e egër se ato që shqiptarët kanë bërë edhe me pushtuesit e tyre më të egër.

Logjikisht shumë do t’i shpëtojnë kovës me ujë të nxehtë. Por me shumë gjasa, apartamente të tjerë, vila rezidenciale, makina dhe mbi të gjitha para me shumë zero më pas që kanë përfunduar në banka të perëndimit, do të rikthehen në Tiranë. Sepse çelësat e bankave janë në duart e atyre që takuan Dumanin, Sadushin, Zaçajn e Metanin.

Related

Previous Post

Studentja vrau babain dhe e groposi në oborrin e shtëpisë, dëshmitë: Pëllumbi me zor martoi dhe vajzën e madhe

Next Post

Erion Veliaj: Solidarizohemi me popullin ukrainas, bashkohuni me ne në sheshin përpara Bashkisë së Tiranës

Lajme të ngjashme

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

by redaktor2
08/11/2025
0

Nga Adriatik Doci Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e...

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

by redaktor2
08/11/2025
0

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Tërbaç, duke u përhapur me shpejtësi në drejtim të zonave të...

Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen disa substanca të jashtëligjshme

Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen disa substanca të jashtëligjshme

by redaktor2
08/11/2025
0

Në lindje të Spanjës policia arrestoi tre persona dhe ka sekuestruar 11 litra ayahuasca, pije psikoaktive indigjene që i varion...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

by redaktor2
08/11/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini
  • Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj
  • Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri
  • Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtëror…
  • Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën
  • Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.