• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Detaje nga shpërthimi në Lushnje/ Vinçi që po kryente punimet ka bërë kontakt me tensionin e lartë 20 mijë volt. Deputeti i PS-së po ndiqte punimet

03/01/2024
in Kronikë
Detaje nga shpërthimi në Lushnje/ Vinçi që po kryente punimet ka bërë kontakt me tensionin e lartë 20 mijë volt. Deputeti i PS-së po ndiqte punimet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi pasditen e sotme  në një ndërtesë në Lushnje, ku humbi jetën një person dhe u plagosën nëntë të tjerë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Mësohet se vinçi që po kryente punimet ka bërë  kontakt me tensionin e lartë 20 mijë volt e për këtë shkak ka ndodhur edhe shpërthimi.

Viktima i identifikuar si Landi Verçani ishte manovratori i vinçit, ndërsa të lënduarit e tjerë, disa prej të cilëve janë dërguar në spitalin e Traumës  ishin punëtorë të tjerë.

Deputeti i zonës Bujar Çela i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, po ndiqte punimet.

Në vendin e ngjarjes, mbërriti edhe ministri i Brendshëm, Tualant Balla, i cili po ashtu shkoi edhe në spitalin e Lushnjes, ku ishin disa prej të plagosurve, mes tyre edhe deputeti.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

Related

Previous Post

Manastirliu në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale në shkollën “Arben Broci”: Interes i lartë i të rinjve, më shumë se 2 mijë nxënës po përfshihen në programet AI

Next Post

Shpërthimi në biznesin e deputetit socialist, Balla nga Lushnja: I biri i viktimës është plagosur rëndë, deputeti Çela në gjendje të…

Lajme të ngjashme

“Vrasja u bë për nder të…”- Tafani rrëfen ekzekutimin e Albi Bashaliut nga grupi i Laert Haxhiut: Kur do iknim s’na u ndez makina

“Vrasja u bë për nder të…”- Tafani rrëfen ekzekutimin e Albi Bashaliut nga grupi i Laert Haxhiut: Kur do iknim s’na u ndez makina

by redaktor2
06/04/2025
0

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Albi Bashaliut nga grupi...

Vrasja e Liridona Ademajt, akuza: Naim Murseli urdhëroi vrasjen pasi gruaja e tij kishte 260 mijë euro policë sigurimi jete në Suedi

Vrasja e Liridona Ademajt, akuza: Naim Murseli urdhëroi vrasjen pasi gruaja e tij kishte 260 mijë euro policë sigurimi jete në Suedi

by redaktor2
06/04/2025
0

Prokurorja Javorka Perlinçeviq deklaroi se “Naim Murseli urdhëroi vrasjen pasi Liridones i kishin dalur 260 mijë euro nga sigurimi jetësor...

E vrarë nga ish-i dashuri i saj, babai i Ilaria Sulës: Jetojmë mes shtëpisë dhe varrezave, deri në frymën time të fundit do të përpiqem të gjej drejtësi

E vrarë nga ish-i dashuri i saj, babai i Ilaria Sulës: Jetojmë mes shtëpisë dhe varrezave, deri në frymën time të fundit do të përpiqem të gjej drejtësi

by redaktor2
05/29/2025
0

Babai i Ilaria Sulës, vajzës së re që u godit me thikë nga ish-i i saj dhe u hodh në...

Mafia e Viterbeses/ Gjyqi përfundimtar shtyhet në korrik, 5 shqiptarë janë dënuar me rreth 35 vite burg. Ja për çfarë akuzohen anëtarët e bandës

Mafia e Viterbeses/ Gjyqi përfundimtar shtyhet në korrik, 5 shqiptarë janë dënuar me rreth 35 vite burg. Ja për çfarë akuzohen anëtarët e bandës

by redaktor2
05/29/2025
0

Seanca paraprake për protagonistët e pjesës së dytë të hetimit për të ashtuquajturën “mafia Viterbese” është shtyrë deri në korrikun...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.