• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“ 500 euro implanti”/ Drejtori i NJVKSH Fier, Arbër Arapi abuzon me detyrën, punon privatisht në Tiranë

03/04/2024
in Aktuale
“ 500 euro implanti”/ Drejtori i NJVKSH Fier, Arbër Arapi abuzon me detyrën, punon privatisht në Tiranë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Pak kohë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi problematikën e mungesës së metadonit në spitalin e Fierit për pacientët që duan të shpëtojnë nga varësia e drogës. Përmes kamerës së fshehtë të emisionit rezultoi se mjekët lëshonin receta kundrejt ryshfetit. Kur një denoncues u ankua te drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier, Arbër Arapi, ky i fundit i bëri presion.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Arbër Arapi, i sapo rikthyer në pozicionin e drejtuesit të NJVKSH Fier, në profesion është stomatolog. Një klinikë dentare në Fier mban emrin e tij. Pacientja e infiltruar e emisionit “Stop’, lidhet me doktor Arbrin, i cili në orarin e punës si drejtues, bisedon për punë private dhe punon në klinikën dentare “Esel”, në Tiranë.

Stop: Isha te klinika juaj, por nuk gjeta njeri aty, nuk e gjeta hapur.

Arbër Arapi, drejtor i NJVKSH FIER: Kam një mbledhje tani në orën 11, prandaj po të them.Në qoftë se mbaroj shpejt, direkt të marr në telefon. Ku jeni ju tani? Unë sa mbarova.

Stop: A të vij te klinika unë?

Arbër Arapi, drejtor i NJVKSH FIER: Ok! Mirë! Unë nesër do jem në Tiranë, po ashtu, takohemi në Tiranë, që të mbarojmë edhe skanerin.Ti, katër ke nevojë, dy këtej, një lart, një poshtë. Dy këtej, një, një. 500 euro një implant.

Stop: Ju më thatë, që ishit në punë, te Poliklinika, më thatë hajdeni?

Arbër Arapi, drejtor i NJVKSH FIER: Jo, unë jam te Drejtoria e Shëndetit Publik.

Stop: Si adresë? (për takimin në Tiranë)

Arbër Arapi, drejtor i NJVKSH FIER: Ndoshta në “Astir”. Ok, po vij unë në Tiranë, të marr unë në telefon, se mund të jem edhe aty te “Fusha e Aviacionit”, që ta kesh më afër, se kam për të takuar dikë.

“Stop” kontakton me klinikën në Tiranë për të caktuar takimin.

Klinika “Esel”: Po. Nga ora 12?

Stop: Më përpara?

Klinika “Esel”: Ja të flas dhe të them unë. 11!

Stop: Nga  ora 11? Me doktor Arbrin apo jo? Arapi?

Klinika “Esel”: Po, doktor Arbrin, Arapin.

Arbër Arapi telefonon pacienten e infiltruar të emisionit “Stop” dhe i lë takim në të njëjtën kohë kur duhet të jetë në zyrën e tij ku ushtron detyrën si drejtues i institucionit.

Arbër Arapi, drejtor i NJVKSH FIER: 12?

Stop: Po, se atëherë lirohem.

Arbër Arapi, drejtor i NJVKSH FIER: Ok! Mirë! Po erdhe në Astir, më mirë!

Për t’ia provuar stomatologut që po gënjen, “Stop” telefonon gazetaren që caktoi takimin dhe e pyet për orën dhe personin që ka caktuar.

Gazetarja: Në orën 11! Po! Kam folur me klinikën dhe më ka garantuar, se ju në orën 11, do ishit në klinikë. Sa është ora tani? Po ju u vonuat njëlloj, siç do vonohesha edhe unë.

Në telefonatën mes gazetares dhe klinikës, asaj i thuhet se edhe doktori është rrugës.

Klinika “Esel”: Jo, tani është edhe doktori duke ardhur. Po, duke ardhur.

“Stop” telefonon klinikën në sy të doktorit që konfirmon sërish se ai ndodhet aty.

Klinika “Esel”: Alo!

Gazetari: Përshëndetje! Ka ardhur doktor Arbri, të lutem?

Klinika “Esel”: Kush je, të lutem?

Gazetari: Një pacient.

Klinika “Esel”: Hajde, po po, hajde!

“Stop” gjithashtu u interesua pranë klinikës në Fier për të mësuar edhe mbi operimin e stafit të drejtuar nga Arbër Arapi. Rezultoi që shumë prej punonjësve as nuk paraqiten në punë dhe vazhdojnë të paguhen si një rast flagrant abuzimi.

Stop: Si kaluat? Të lutem, stomatologen Valbona Tafa dua! Ku ta gjej?

Punonjësja: Në Roskovec!

Stop: S’është këtu? Stomatologen Valbona Tafa desha, të lutem!

Punonjësja: S’është këtu. Për kë e doje?

Stop: Për vete. Kur vjen?

Punonjësja: Si kur vjen?

Stop: S’ia ke numrin?

Punonjësja: S’ma hap.

Stop: Po aktualisht kush e zëvendëson? Në qoftë se doktoresha s’vjen, kush e zëvendëson tjetër, që të di të organizohem?

Punonjësja: Të gjithë këtu doktorë jemi.

Stop: Kreshnik Cjapi, infermieri i Shëndetit Mendor, ku mund ta gjej, të lutem?

Punonjësja: S’ka këtu!/tvklan.al

Related

Tags: abuzonArber ArapidetyrenDrejtorNJVKSH Fier
Previous Post

Deputetja e PS, Evis Kushi takim me studentët e Klinikës së Ligjit pranë Fakultetit të Drejtësisë

Next Post

Nga kafet falas dhe panairi i artizanëve tek Paneli i Sensibilizimit për Gratë, Pazari i Ri do të jetë qendra e festimeve për Festat e 7 & 8 Marsit

Lajme të ngjashme

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Berisha: Problemet madhore në PD u shkaktuan nga shkelmimi i statutit. Nuk merrem me pengjet, do merrem me pengmarrësin

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve

by redaktor2
08/05/2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra përmes një postimi në Facebook ndaj thirrjeve antishqiptare...

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

by redaktor2
08/05/2025
0

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.