• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj për situatën në Kuvend: “Opozita sjellje rrugaçërie; detyra jonë të qeverisim me punë dhe mençuri, që vendi të ecë përpara”

03/06/2024
in Politikë, Slider
Veliaj për situatën në Kuvend: “Opozita sjellje rrugaçërie; detyra jonë të qeverisim me punë dhe mençuri, që vendi të ecë përpara”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, vijoi turin e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste në zonën e Kombinatit, nga ku komentoi si akte rrugaçërie sjelljen e opozitës në Kuvend. “Kur shikoj pamjet në Parlament, si mund të ndezësh flakadanë në sallë?! Edhe në një ndeshje futbolli, ti distancohesh nga ata që shajnë. Duaje ekipin tënd, por s’ke nevojë ta shash tjetrin. Edhe në një ndeshje futbolli të vjen zor, se do gjobitesh në momentin që kryen një akt dhune, e jo më kur kjo dhunë shkon në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Nuk e mendoja se do vinte dita që do t’u thoshim fëmijëve: ‘Fike televizorin se ka Parlament’”, tha Veliaj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai u shprehu mirënjohjen të gjithë anëtarëve të hershëm të PS-së, të cilët kanë mundur të ecin përpara edhe në ditët më të vështira. “Nuk ka nevojë të kthehemi tek ’91-shi, por falënderojmë ata që e mbajtën partinë tonë në ditët më të vështira, në ditët më të rrezikshme, në ditët ku dhuna ishte kryefjalë. Ne e kuptojmë se në demokraci, ne nuk do biem dakord, madje disa do shkojnë në akte dhune, por është detyra jonë të qeverisim me punë, me mençuri, me dashuri, me mirëkuptim, vetëm që vendi të ecë përpara”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës u shpreh se PS ka treguar se di të qeverisë dhe të bëjë shtet. “Brenda një muaji erdhën në Shqipëri Sekretari i Shtetit Amerikan, Presidenti Zelenski, erdhën liderët e të gjithë rajonit dhe drejtuesit e BE-së, u hap baza e NATO-s – të gjitha këto kanë ndodhur vetëm në 1 muaj në Tiranë. Kaq mjafton! I dëgjoj ata që rrihem me 60% të votave që ankohen, më vjen çudi dhe them: “Vetëm na thoni një shkollë që keni bërë!”. “Mëk, mëk, mëk”, nuk thonë asgjë. Ne kemi ndërtuar 40 shkolla! Pse? Sepse besojmë që po të jenë fëmijët mirë, qyteti ka të ardhme”, deklaroi Veliaj.

Duke u ndalur të anëtarësimet e reja, Veliaj u shpreh se PS ka ditur gjithmonë të fitojë. “Disa njerëz më kanë pyetur: ‘O Lali, po boll me këto anëtarët! Ju do i merrni të gjithë?’ U them: E di si është kjo punë? Asnjë betejë nuk e fiton dot po nuk ishe në ring. Më thoni: Çunat fitojnë dot nga shkallët e spektatorëve, në një ndeshje boksi? Po nuk zbrite në ring, të grushtosh vetë, të mbrohesh dhe të sulmosh, nuk quhet. Nga shkallët japin mend të gjithë. Por, kur dikush bëhet anëtar i PS, ka zbritur në fushë, ka zbritur në ring”, theksoi Veliaj.

Related

Tags: KombinatkuvendopozitasituataVeliaj
Previous Post

Në prag të 7-Marsit, Rama-Manastirliu përurojnë shkollën “Skënder Libohova” në Lushnje

Next Post

“Kanë filluar të kopjojnë”, Maestro ironizon banorët e BBV3

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.