• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministri Hasani në Vatikan: Vëllazëria fetare thelbësore për sigurimin e paqes, Shqipëria shembulli i përkryer

03/25/2024
in Politikë, Slider
Ministri Hasani në Vatikan: Vëllazëria fetare thelbësore për sigurimin e paqes, Shqipëria shembulli i përkryer
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në vigjilje të Javës së Shenjtë të Pashkëve Katolike, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nisi një vizitë zyrtare në Vatikan, ku u takua me Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministri Hasani theksoi se marrëdhëniet e Shqipërisë me Vatikanin shkojnë përtej marrëdhënieve institucionale, pasi ato janë shpirtërore dhe frymëzim për shqiptarët.

Dy ministrat diskutuan edhe për zhvillimet në rajon , duke u ndalur posaçërisht në nevojën e normalizimit të dialogut dhe stabilitetit, në funksion të integrimit evropian të vendeve të rajonit.

Ministri Hasani mori pjesë në konferencën “Dialogu dhe Vëllazëria Fetare për Paqe”, organizuar nga Universiteti Gregorian Papal në bashkëpunim me ambasadën e RSH në Vatikan.

Ai u shpreh se në një botë të karakterizuar nga konflikte, përvoja e Shqipërisë tregon se dialogu dhe vëllazëria fetare janë elementët thelbësorë për të garantuar paqen.

“Shqipëria është një dëshmi e gjallë e fuqisë transformuese të këtyre elementeve, ofron një shembull unik në këtë kontekst. Nëpërmjet përpjekjeve të tyre të përbashkëta, shqiptarët kanë treguar se uniteti në diversitet është jo vetëm i arritshëm, por thelbësor për ndërtimin e një shoqërie më paqësore dhe harmonike”, tha ai.

Sipas kryediplomatit Hasani, Shqipëria ka luajtur gjithashtu një rol konstruktiv në kontekstin ndërkombëtar, duke promovuar dialogun ndërfetar dhe paqen në nivel rajonal dhe global.

“Angazhimi i Shqipërisë ndaj dialogut dhe vëllazërisë fetare ofron shpresë për një të ardhme paqësore, të karakterizuar nga bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe respekti reciprok. Qasja e saj gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese mund të jetë një model frymëzues për shoqëritë e tjera që përballen me sfida të ngjashme, duke theksuar potencialin transformues të respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit ndërfetar në promovimin e paqes dhe stabilitetit”, nënvizoi ai.

Vizita e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në Vatikan vjen në10-vjetorin e vizitës apostolike të Papës Françesku në Shqipëri dhe në 5-vjetorin e Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor dhe Bashkëjetesën ndërmjet njerëzve.

Related

Previous Post

BIRN: Opozita i kërkon Nikollës zbatimin e vendimit për mandatin e Xhaçkës

Next Post

Veliaj: Do vijojmë me një fushatë të dytë anëtarësimesh në PS; Duam që të fitojmë më shumë se gjysmën e mandatave se gjithë të tjerët e marrë sëbashku

Lajme të ngjashme

Erion Braçe, kandidati “kampion” i votave nga emigrantët

Erion Braçe, kandidati “kampion” i votave nga emigrantët

by redaktor2
05/21/2025
0

Nga Esiona Konomi Ndikimi i votave nga diaspora, solli vetëm një mandat shtesë në zgjedhjet e 11 Majit, dhe bëhet fjalë...

Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos/ Kontrollet në qelitë e shqiptarëve çojnë në izolimin e kreut të “mafias së burgjeve”, i akuzuar për rekrutim të vrasësve me pagesë

Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos/ Kontrollet në qelitë e shqiptarëve çojnë në izolimin e kreut të “mafias së burgjeve”, i akuzuar për rekrutim të vrasësve me pagesë

by redaktor2
05/21/2025
0

Telefona celularë, thika të improvizuara dhe një sasi e vogël narkotikësh u zbuluan në qelitë e krahut të 5-të të...

Frekuentoheshin nga elita/ Cilat janë dy lokalet më të njohura në Durrës që u sekuestruan nga SPAK, dyshohet se pastronin paratë e drogës; Njëri në pronësi të nipit të Troplinit

Frekuentoheshin nga elita/ Cilat janë dy lokalet më të njohura në Durrës që u sekuestruan nga SPAK, dyshohet se pastronin paratë e drogës; Njëri në pronësi të nipit të Troplinit

by redaktor2
05/21/2025
0

Në kuadër te operacionit të gjerë antimafia të koduar “Ura”, Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Prokurorinë e Barit, lëshuan...

Perandoria e tij nën lupën e SPAK, Xhevdet Troplini “hapi rrugët” e trafikut me Italinë dy dekada më parë!

Perandoria e tij nën lupën e SPAK, Xhevdet Troplini “hapi rrugët” e trafikut me Italinë dy dekada më parë!

by redaktor2
05/21/2025
0

Familja e biznesmenit kontravers Xhevdet Troplini ka qenë prej vitesh në qendër të hetimeve nga autoritetet vendase e ndërkombëtare, për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Neda për raportin me Arbrin pas “Big Brother”: Më ka mbetur si mik i çmuar
  • Erion Braçe, kandidati “kampion” i votave nga emigrantët
  • Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona eur…
  • Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos/ Kontrollet në qelitë e shqiptarëve çojnë në izolimin e k…
  • Kombëtarja rikthehet në qershor, Nedim Bajrami ka venitur kuotat e titullarit
  • Frekuentoheshin nga elita/ Cilat janë dy lokalet më të njohura në Durrës që u sekuestruan nga SPAK, …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.