• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

U arrestuan së bashku me ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Apeli liron nga qelia Alban Rulin dhe Ilir Thanë

03/28/2024
in Kronikë
U arrestuan së bashku me ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Apeli liron nga qelia Alban Rulin dhe Ilir Thanë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka regjistruar procedimin penal, ndaj të pandehurve me iniciale A. R dhe I. Th, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. Regjistrimi i procedimit penal është bërë mbi bazën e kallëzimit të shtetases me iniciale B.H, përfaqësuese e Bankës Amerikane të Investimeve sh.a, lidhur me veprimet e kryera nga permbaruesi privat A.R, përfaqësues i Zyrës Përmbarimore ARB.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale, që i përket të pandehurit me iniciale A. R, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga nenet 248 dhe 320 të  Kodit Penal, si dhe të pandehurit me iniciale I. Th, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 320 të  Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 3006, datë 15.12.2023 ka vendosur:

  1. Deklarimin fajtorë të pandehurit A. R, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 1 (një) vit dhe 9 (nëntë) muaj burgim.
  2. Deklarimin fajtorë të pandehurit A. R, për kryerjen e veprës penale “Pengimi për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dizposite me 3 (tre) muaj burgim.
  3. Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, të pandehurit A. R i jepet një dënim i vetëm prej 1 (një) vit dhe 9 (nëntë) muaj burgim.
  4. Në zbatim të nenit 406 ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, dhe përfundimisht i pandehuri A. R dënohet me 1(një) vit dhe 2 (dy) muaj burgim.
  5. Vuajtja e dënimit, për të pandehurin A. R fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit Nr. 30 datë 11.01.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me datë 11 janar 2023. Për efekt përllogaritje nga data 11.01.2023 deri me datë 02.02.2023 të llogaritet si kohë e vuajtur në paraburgim, dhe nga data 02.02.2023 dhe në vazhdim si kohë e vuajtur me masë sigurimi arrest n shtëpi. Dënimi i mbetur të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  6. Deklarimin fajtorë të pandehurit I. Th, për kryerjen e veprës penal ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij në bazë t kësaj dizpozite me 5 (pesë) vjet burgim.
  7. Deklarimin fajtorë të pandehurit, I. Th për kryerjen e veprës penal “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 Kodit Penal, dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dizpozite me 3 (tre) burgim.
  8. Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të Kodit penal, të pandehurit I. Th i jepet një dënim i vetëm prej 5 (pesë) vjet burgim.
  9. Në zbatim të nenit 406 ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, dhe përfundimisht i pandehu  I. Th dënohet me 3 (tre) vjet dhe 4 (katër) muaj burgim. 
  10. Vuajtja e dënimit për të pandehurin I. Th, fillon nga dita e ndalimit datë 21.12.2022. Dënimi i mbetur do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura nga:

  • I pandehuri me iniciale R, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit deklarimin e pafajshëm të tij, si dhe
  • I pandehuri me iniciale Th, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit si më poshtë:

1.Deklarimin të pafajshëm të pandehurit I. Th në lidhje me akuzat për veprat penale të “Vjedhjes” me pasoja të rënda dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar respektivisht nga nenet 134/3 dhe 320 të Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale, si dhe ky i pandehur nuk i ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

  1. Në alternativë të deklarohet fajtor për veprat penale “Vjedhja” me pasoja të rënda dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar respektivisht nga nenet 134/3 dhe 320 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit me minimumin e parashikuar nga këto dispozita, uljen me 1/3 e dënimit në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale dhe në zbatim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të denimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të dënimit për të pandehurin I. Th dhe vënien e tij në provë duke mbajtur kontakte me shërbimin e provës. 
  2. Heqjen e sekuestros vendosur sipas vendimit të prokurorit datës 15.12.2022 “për sekuestrimin pranë bankave”, në llogarinë bankare të shtetases Sh. P (motra e ankuesit) për shumën prej 1.859.920 lekësh sipas procesverbalit të datës 15.12.2022, si dhe shumën prej 21.109.384 lekësh të sekuestruara sipas procesverbalit të datës 15.12.2022, në llogarinë qëllimore bankare të përmbaruesit A. R për kreditorin I. Th dhe kthimin e sendeve të sekuestruara (vlerat monetare) personave që u takojnë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 28.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar znj. Brikena Ukperaj dhe anëtarë z. Genti Shala dhe z. Dritan Hasani, vendosi:

Ndryshimin e Vendimit Nr. 3006, dt. 15.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke deklaruar të pafajshëm të pandehurin A. R për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe veprës penale “Pengimi për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal.

Në lidhje me të pandehurin I. Th. Gjykata vendosi :

– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit I. Th për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit I. Th për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.

– Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit I. Th i zbritet 1/3 e dënimit duke u dënuar me 2 (dy) muaj burgim.

– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit I. Th nga institucioni i paraburgimit ku ai ndodhet, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër.

– Në zbatim të nenit 190 shkronja ç të Kodit të Procedurës Penale, shuma prej 1.859.920 (një milion e tetëqind e pesëdhjetë e nëntëmijë e nëntëqind e njëzet) Lekë, e sekuestruar me procesverbalin datë 15.12.2022, në llogarinë e shtetases Sh. P dhe shuma prej 21.109.384 (njëzet e një milionë e njëqind e nëntëmijë e treqind e tetëdhjetë e katër) Lekë, e sekuestruar me procesverbalin datë 15.12.2022, në llogarinë qëllimore të përmbaruesit A. R për kreditorin I. Th, të ruhen derisa të zgjidhet nga gjykata civile konflikti i ngritur për pronësinë e tyre.

  1. Shpenzimet procedurale në ngarkim të të pandehurit I. Th.

– Lënien në fuqi të vendimit në lidhje me disponimet për provat e tjera materiale.

Tiranë, 28.03.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

  • Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm më datë 29.02.2024, ka vendosur: “Shuarjen e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të caktuar për të pandehurin A. R, me vendimin Nr. 9, datë 02.02.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shkak se e ka vuajtur dënimin e dhënë me vendimin Nr.3006, date 15.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshëm Tiranë”.

Related

Previous Post

Procesi “SKY ECC” në Belgjikë, ish-gruaja shqiptare e bosit nga Vlora kërkon ulje dënimi

Next Post

Ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike dhe deziformimi, kreu i Grupit Parlamentar të PS kërkesë Nikollës: Të krijohet një Komision i Posaçëm Parlamentar me fokus…

Lajme të ngjashme

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

by redaktor2
08/16/2025
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar një tjetër rast nga gjykatat perëndimore që rrëzon përdorimin e të dhënave të...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

by redaktor2
08/11/2025
0

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Tërbaç, duke u përhapur me shpejtësi në drejtim të zonave të...

Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen disa substanca të jashtëligjshme

Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen disa substanca të jashtëligjshme

by redaktor2
08/11/2025
0

Në lindje të Spanjës policia arrestoi tre persona dhe ka sekuestruar 11 litra ayahuasca, pije psikoaktive indigjene që i varion...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.