• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Dosja “Xibraka”, Gazment Bardhi dorëzon në SPAK provat: Të hetohet roli i Olsi Ramës, nuk ka vend për vonesa

03/29/2024
in Politikë
Dosja “Xibraka”, Gazment Bardhi dorëzon në SPAK provat: Të hetohet roli i Olsi Ramës, nuk ka vend për vonesa
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Një ditë pasi publikoi të dhënat për përfshirjen e Olsi Ramës në organizatën kriminale të Laboratorit të Xibrakës, Gazment Bardhi ka dorëzuar provat në SPAK.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në vijim të të dhënave të bëra publike dje, ku provohet dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e vllait të Kryeministrit Olsi Rama, në organizatën kriminale të Laboratorit të Xibrakës, sot kam përcjell zyrtarisht pranë SPAK kërkesën për nisjen e hetimeve penale ndaj tij.

Janë kaq shumë fakte, rrethana dhe indicie në dosjen e hetuar keq nga prokuroria e kohës, saqë drejtësia ka për detyrë të rihapë menjëherë dosjen e procedimit penal nr. 335/1 të vitit 2016, lidhur me bashkëpunëtorin e paidentifikuar, 45 vjeç, që përdorte automjetin me targa AA 653 DM. Të dhënat e TIMS-it dhe ato që gjendjen në dosjen penale, janë të mjaftueshme për të rihapur hetimin e kokainës së Xibrakës, lidhjet e Olsi Ramës me grupin kriminal dhe përfshirjen ose jo të tij në organizatën e trafikut të kokainës.

Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj thirrja ime sot shkon edhe njëherë për drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: Na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjësisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit.

Nga ana tjetër, SPAK ka për detyrë të hetojë edhe rolin e dy prokurorëve të asaj çështje z. Olsian Çela (promovuar me votë të mazhorancës socialiste si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës) dhe z. Edvin Kondili (mbështetur nga Edi Rama si kandidat për drejtimin e SPAK një vit më parë dhe për të cilin zhvillojë një konflikt të hapur kundër Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë), si dhe të Policisë së Shtetit, në fshehjen apo prishjen e provave, mospërmbushjen e rregullt të detyrës, dhe moskryerjen e asnjë veprimi për të hetuar deri në fund procedimin e veçuar 335/1 – viti 2016. SPAK ka përgjegjësinë përpara publikut të jap një informacion të plotë se kush e ka penguar hetimin e këtij procedimi, pse është lënë në heshtje apo harresë kjo dosje, dhe cili është fati i këtij procedimi deri dje?

Derisa SPAK të bëjë detyrën e vet kushtetuese, pa ndikim dhe me profesionalizëm, për Edi Ramën vijon të mbetet e njëjta pyetje, edhe pse ai kishte zgjedhur dje të fshihet pas shkrimit të hartimeve në emrin e vëllait Olsi Rama. Qytetarët shqiptarë prej 24 orëve presin një përgjigje: “Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? Kush është personi i paidentifikuar, i moshën 45 vjeç, që përdor makinën me targa AA 653 DM”.

Related

Previous Post

Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Dilini për zot shtetit, Himara shqiptare! Horrat që mbrohen nga Greqia…

Next Post

“Është si vjehërr e keqe!”- Egla Ceno dhe Jul Deda komentojnë çiftin Ilnisa-Meriton: Me romancën janë konsumuar, nëse ikën njëri, tjetri… Aktorja: Janë ashtu me rigon!

Lajme të ngjashme

“Falë reformave, më pranë BE”/ Rama: Duam të mbyllim negociatat deri në 2027. Të bindur që një ditë ‘do të martohemi’!

“Falë reformave, më pranë BE”/ Rama: Duam të mbyllim negociatat deri në 2027. Të bindur që një ditë ‘do të martohemi’!

by redaktor2
09/01/2025
0

-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën e 20-të ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bledit, si dhe të një...

Gjergj Luca ironi me Klevis Balliun: O shoku Fahri, këshilloje djalin! Te partia të rrijë si kec, se po gërthiti i vendosin zilen

Gjergj Luca ironi me Klevis Balliun: O shoku Fahri, këshilloje djalin! Te partia të rrijë si kec, se po gërthiti i vendosin zilen

by redaktor2
08/29/2025
0

Biznesmeni Gjergj Luca i është përgjigjur me ironi, një postimi të deputetit të PD, Klevis Balliu, ku shprehej se ortaku i Lucës...

Rama ndan pamje të tjera nga lirimi i hapësirave publike: Nuk është aksion, por kthesë deri në fund

Rama ndan pamje të tjera nga lirimi i hapësirave publike: Nuk është aksion, por kthesë deri në fund

by redaktor2
08/29/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të tjera nga operacioni i lirimit të hapësirave publike në vend.  Në rrjetin social Facebook ai...

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vajza e saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani i bën urimin e veçantë ! Moderatorja ndan pamjet e ëmb…
  • Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator
  • Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit
  • Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë
  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno
  • Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.