Fanella e Realit të Madridit përfaqëson për futbollin atë çfarë “Broadway” përfaqëson për argëtimin, vitrina më joshëse dhe më e vlerësuar për markat komerciale.
Rekordit të shkëlqyer të titujve i është shtuar stadiumi i ri, shfaqja e Bellingamit dhe ardhja e pritshme e Kilië Mbapesë. Migel Angel Hernandez (Madrid, 1968) është një referencë në marketingun sportiv. Pas kohës së tij në “Telefónica”, ai kaloi tetë vjet si drejtues i marketingut në Madrid dhe aktualisht drejton “FinalScore”, një agjenci prestigjioze në sektorin e sportit. Sipas tij, fanella e Realit të Madridit është më e vlefshmja në botë.
Vlera e përafërt e saj llogaritet 260 milionë euro pas përfshirjes së sponsorit të ri (HP). Por sipas tij ardhmja e mundshme e Mbapesë në verë pritet ta shtojë dhe më shumë peshën specifike të rëndësisë së fanellës së bardhë.