Ndërsa në “Dance Albania” në Tv Klan spektakli ka nisur, përmenden edhe arritjet e mëdha që anëtarët e jurisë si Ilir Shaqiri apo Klaudia Pepa, e cila ka angazhime në televizionin italian “Rai Due” kanë në CV-në e tyre. Alketa Vejsiu, në urimin e saj ndaj tyre, ndalet pak më gjatë te fqinji i saj i vjetër, Mamaqi, të cilit i bën edhe një ftesë. Megjithatë, Mamaqi paska një ‘inat me fqinjen e re të Vejsiut.
Ndërsa Alketa e ngacmoi për programin që Ermali ka bërë në Tv Klan vite më parë, “Xing me Ermalin”, Ermali e kishte gati përgjigjen.
Dëgjo, na mungon ai “Xing me Ermalin”. Nuk e di pse ike nga Klani. Ishe dhe komshi shumë i mirë, të betohem” – i tha Alketa, por Ermali tha se tashmë ishte shumë vonë.
“Asnjëherë nuk është vonë, kurrë mos thuaj kurrë” – ishte përgjigjja e menjëhershme e Vejsiut, por Ermalit aq iu desh: “Tani, o unë o Luana këtu” – tha ai. Madje nuk pranoi as kundërshtimin e Alketës: “Klani është i madh, ka vend për të gjithë” – sepse, siç tha ai “nuk i pëlqen shumë parkingu”.