Moderatorja Roza Lati ka rrëfyer për herë të parë se ka abortuar një fëmijë me ish-partnerin e saj. “I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin…. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushta. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu. Parneri e donte po se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim”- tregoi Roza.
Menjëherë pas kësaj deklarate në “Big Brother VIP”, të shumta ishin komentet negative për moderatoren, ku nuk kanë munguar as ofendimet dhe kryqëzimet në rrjet.
Rreth këtyre komenteve ka reaguar ashpër ish-banorja e “BBV” Mikela Pupa, e cila tha se të sjellësh në jetë një fëmijë është shumë përgjegjësi e madhe, sepse duhet ti japësh atij familjen dhe dashurinë që të ka munguar ty, ndërsa shtoi se sfida më e madhe në jetë është të gjesh babain apo mamanë e duhur për fëmijët e tu.
“Kam lexuar komente pafund nga ju moralistat e instagramit duke gjykuar dhe kryqëzuar për një veprim që nuk keni qenë në pozitë të saj, nuk keni pas veshur këpucët e saj apo të kishin mbi kurriz vuajtjet e saj. Më vje keq për njerëzit që na rrethojnë. Të sjellësh në jetë një jetë të re e para ke përgjegjësi ti japësh jetën dhe familjen që ty të ka munguar.
Sfida më e madhe e jetës është të gjesh babain apo mamanë e duhur për fëmijët e tu.”- ka shkruar ndër të tjera Mikela.