• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Pagat e forcave tona të armatosura do të rriten këtë vit”, Rama: Brenda 2030 duhet të kemi eksporte ushtarake të markës “Made in Albania”

04/03/2024
in Politikë, Slider
“Pagat e forcave tona të armatosura do të rriten këtë vit”, Rama: Brenda 2030 duhet të kemi eksporte ushtarake të markës “Made in Albania”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Qendrën e re e të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, se pagat e forcave të armatosura do të rriten këtë vit. Ai ka theksuar se ne kemi një ushtri që në aspektin e pagave është në nivelin A të rajonit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Për herë të parë në trendin historik pagat e Forcave tona të Armatosura rriten çdo vit, sikundër e kemi premtuar dhe do të rriten përsëri këtë vit në mënyrë përsëri të ndjeshme, sepse qëllimi ynë nuk është thjeshtë, dhe kjo është një pjesë e tij pa diskutim që ne të kemi një trupë ushtarake të financuar dhe të paguar individualisht për çdo efektiv të saj në mesataren e vendeve NATO-s, gjë që jemi duke e synuar çdo vit dhe praktikisht sot, ndryshe nga jo shumë vite më parë, ne kemi një ushtri që në aspektin e pagave është në nivelin A të rajonit.

Por kjo nuk është thjeshtë një mbështetje për atë që kemi sot, kjo është një mbështetje për atë që duam të kemi nesër. Dhe patjetër që duke parë këtë bërthamë kaq premtuese, vjen natyrshëm edhe nevoja për të rritur motivimin financiar të studentëve të Akademisë së Mbrojtjes, për të rritur motivimin financiar të nxënësve që e shikojnë mundësinë e një perspektivë në Forcat tona të Armatosura, dhe për më tepër për të gjithë ata studentë, qofshin në sistemin e mbrojtës, apo qofshin në sistemin e përgjithshëm universitar, që kanë diçka për t’i dhënë këtij vendi në këtë aspekt dhe që do t’i referohen kësaj qendre inovacioni së bashku me Agjencinë e Inovacionit të Ekselencës që do të jetë pranë saj, ne natyrshëm duhet të marrim masat tona edhe për motivimin  financiar të tyre dhe nëse për ushtrinë në tërësi ky është një  investim, për çka ushtria i garanton vendit në të përditshmen e vet për këtë pjesë të sistemit që ka të bëjë me inovacionin, ky është një investim, i cili do të mjaftonte një nga shumë e shumë  përpjekjet që do të bëhen këtu për të pasur një sukses përtej kufijve të Shqipërisë për të mbuluar të gjithë shpenzimet tona.

E them këtë jo për të qeshur, por për të buzëqeshur dhe nga ana tjetër unë e di që ministri nuk është nga Gjirokastra, është nga Korça, por nuk është se janë shumë larg me njëra-tjetrën Korça me Gjirokastrën kur vjen puna te nikoqirllëku në raport me financat dhe patjetër që do ta sigurojë anën e ministrisë dhe të shtetit që të gjithë ata që do të marrin këto motivimet financiare të jenë në një kontratë që në rast të një suksesi të pritshëm dhe të befasishëm të mos largohen duke i marrë të gjitha për vete.”.

Sakaq, Rama ka thënë se ambicia është që brenda 2030 duhet të kemi eksporte ushtarake të markës “Made in Albania”.

“Tjetra që dua të theksoj sot është që për t’iu përgjigjur sfidave të reja dhe për t’iu përgjigjur këtij niveli të ri të angazhimit që ne kemi në bazë të vizionit tonë për Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2030, një strategji e re ushtarake dhe një plan i ri i zhvillimit afatgjatë të Forcave të Armatosura janë tanimë gati dhe do t’i nënshtrohen procesit të ligjvënies në Kuvend. Ndërkohë që po përgatisim edhe platformën e re të zhvillimit të industrisë ushtarake.

Ambicia jonë është që brenda vitit 2030 ne të kemi edhe eksporte ushtarake të markës “Made in Albania” dhe nga ana tjetër sigurisht që ushtria jonë të fillojë të pajiset edhe me mjete ushtarake të markës “Made in Albania’’. Për këtë jemi me fat për hir të së vërtetës sepse jemi një vend i vogël po kemi aleatë të mëdhenj. Vendet më të përparuara në industrinë e mbrojtjes sot në botën demokratike janë, jo vetëm të gatshme, por dhe të interesuara t’i shikojnë sipërmarrjet e tyre të zhvillojnë bashkëpunime me shtetin shqiptar dhe nga ana tjetër, e gjithë qasja jonë e re në aspektin e këtyre bashkëpunimeve, jo vetëm në fushën e mbrojtjes, është që shteti duhet të jetë partner, shteti duhet të jetë ortak, shteti duhet të jetë aksioner dhe nga gjithë këto procese zhvillimesh ekonomike, shteti duhet të marrë pjesën e tij. Kjo është qasja jonë të cilën na e mundëson kjo kohë që kemi sjellë për hir të së vërtetës”.

Sa i përket hapjes së Qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, ai u shpreh:

“Ne po përpiqemi që të fusim teknologjinë dhe në aspektin të këtij vendi. Kjo qendër është një bërthamë që premton shumë dhe janë pikërisht vajza dhe djemtë, gjenerata e tyre që dhe në Shqipëri ka plot talente, që kjo qendër i referohet përtej kufijve. Qëllimi është që forcat tona të armatosura, ushtria jonë të behet një  vatër e një zhvillimi teknologjik përtej vetvetes. Një shembull që ne duhet të marrim nga shumë vende të tjera, që kanë te mbrojtja një zhvillim teknologjik”.

Related

Previous Post

Albin Kurti viziton komunat në veri të Kosovës

Next Post

Ilnisa ngre tonet/ Egla: Mos më ngri zërin!

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.