• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Bajram Begaj në Malësinë e Madhe, zhvillon takime me figura të spikatura: Me xhubletën kemi arritur të futemi në historinë botërore

04/05/2024
in Aktuale
Bajram Begaj në Malësinë e Madhe, zhvillon takime me figura të spikatura: Me xhubletën kemi arritur të futemi në historinë botërore
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë dyditore në Malësinë e Madhe, e cila përkon me 113-vjetorin e kryengritjes së kurorëzuar me ngritjen  e flamurit të Skënderbeut në Bratillë të Deçiçit. 

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në ditën e parë të kësaj vizite, Presidenti Begaj zhvilloi një bashkëbisedim me figura të spikatura të zonës: studiues, shkrimtarë, gazetarë, aktivistë e drejtues vendorë, me të cilët diskutoi për problematikat, sfidat dhe nismat e zhvillimit të Malësisë së Madhe.

Kreu i Shtetit i përgëzoi ata për angazhimin me punë të ndershme, shfrytëzimin e pasurive të jashtëzakonshme natyrore, për promovimin e turizmit dhe të vlerave historike e kulturore, si dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për adresimin e  shqetësimeve të ngritura në takim dhe realizimin e projekteve të Malësisë së Madhe:

“Për mua është shumë me vlerë takimi me qytetarët, dëgjimi i tyre dhe patjetër që të mbaj edhe shënime. Siç tha profesori, i cili foli me mendje dhe zemër, po ju them se sot flas edhe me shpirt, se jam njëri nga ju, pavarësisht detyrës që mbaj. Pavarësisht se çfarë detyrash kemi pasur apo bëjmë, duhet secili nga ne të mendojë për vendin, për të ardhmen e fëmijëve tanë, të cilën duhet t’jua bëjmë më të mirë këtu ku është vendlindja e tyre. Dhe ku më mirë se këtu mund të shprehet kjo gjë, në vendin ku patriotizmi është i jashtëzakonshëm, atdhedashuria po ashtu, bujaria, mikpritja, muzika dhe lahuta, ku kemi liqenin, malin, lumin, kemi gjithçka që ju nevojitet njerëzve për të pasur mirëqenie dhe zhvillim.

Patjetër, është shumë e rëndësishme të evidentojmë vlerat historike e kulturore, të cilat na identifikojnë si komb. Ju identifikoheni me lahutën. Lahuta është jona.

Është shumë e rëndësishme që ju ta zhvilloni bërjen e lahutës dhe ta trashëgoni atë të brezi i ri.

Po kështu, e rëndësishme është edhe një vlerë tjetër e kësaj zone, xhubleta. 

Me xhubletën kemi arritur të futemi në historinë botërore. Xhubleta dhe dijebërja janë shumë të rëndësishme për t’u mbrojtur e trashëguar, për ta bërë brezin e ri të mendojë se sa rëndësi kanë këto vlera”.

Presidenti Begaj inkurajoi banorët e Malësisë së Madhe të vijojnë përpjekjet për rritjen e mirëqenies ekonomike dhe promovimin e turizmit:

“Është e rëndësishme të vazhdojmë të promovojmë zhvillimin ekonomik dhe turizmin. Këtu, përveç bujtinave dhe agroturizmit, të lidhura me fushën, ka një pjesë tjetër shumë të rëndësishme, që është e lidhur me malin.

Pjesa malore juaja është e rëndësishme për këtë emër që ka fituar Shqipëria. Vazhdoni ta zhvilloni. Patjetër që do të keni edhe ndihmë”.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Begaj vlerësoi edhe banorët e Malësisë së Madhe që janë kthyer nga emigracioni për investime në vendlindje:

“Malësia e Madhe nuk është imune ndaj gjerave që na rrethojnë. Patjetër që ka largim të rinisë dhe emigracion kudo: në Amerikë, Kanada, Angli, e në vende të tjera të BE-së. Ajo që është më e rëndësishme, evidentohet qartë se këta njerëz, pavarësisht se kanë ikur, nuk e kanë harruar vendlindjen e tyre, kanë menduar të bëjnë investime në vendlindjen e tyre, të rikthehen, siç është rasti i futbollistit tonë të Kombëtares, djalë i kësaj treve, që na ka bërë të gjithëve krenarë”.

Një tjetër çështje, ndaj së cilës Presidenti Begaj kushtoi rëndësi, ishte bashkëpunimi me Malin e Zi dhe faktorin shqiptar atje:

“Patjetër që ne duhet të zhvillojmë marrëdhëniet ndërkufitare. Komuniteti shqiptar atje është faktor i rëndësishëm në stabilitetin dhe shtetformimin e Malit të Zi.

Faktori shqiptar asnjëherë nuk e ndërron ëndrrën dhe aspiratën Euroatlantike”.

Related

Previous Post

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, Veliaj: “Të bëhemi të gjithë bashkë dhe të shërbejmë si agjentë marketingu për turizmin në vendin tonë”

Next Post

Shpallen 16 shkollat gjysmëfinaliste të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe

Lajme të ngjashme

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

by redaktor2
08/14/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, do të hyjnë...

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

by redaktor2
08/11/2025
0

Nga Adriatik Doci Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

by redaktor2
08/11/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
  • Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Automjeti përplaset me furgonin, përfundon në spital pasagje…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.