Një komb dallohet nga vlerat historike dhe kulturore të cilat mbart mbi supe. Këto vlera janë ekzistenciale për çdo vend, pa pasur dallim nëse i përkasin një periudhe të erët apo të lavdishme, është një copëz në pazëllin e madh të një shteti. Teatri Kombëtar, i cli me të vërtetë i përkiste një periudhe të errët për Shqipërinë dhe kishte arritur në një gjendje të mjerueshme mund të restaurohej, por jo të prishej. E përse u prish? Për të ndërtuar disa kulla të larta ku thuhet se do ketë dhe teatër.
Shembja e teatrit kombëtar erdhi pas një lufte gati 2 vjeçare nga anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar të cilët arritën ta mbrojnë mos shembjen e tij deri mëngjesin e 17 majit të vitit 2020 kur fadromat e IKMT të shoqëruar nga forca të shumta policie zbarkuan dhe e shembën brenda pak minutash. Çështja asokohe u denoncua dhe nga opozita dhe Presidenti i Republikës, por dhe protetstat qytetare të organizuara u shuan shumë shpejt. Çështja e Teatrit Kombëtar është në Gjykatë, e cila nuk ka dhënë akoma vendimin në lidhje me të. Ndërkohë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka njoftuar se një protestë do të mbahet ditën e nesërme përpara godinës së SPAK-ut.
Protesta është organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e cila kërkon drejtësi për shembjen e Teatrit.
Protesta me moton “SPAK: Ndaje mendjen! Me mafien apo me qytetarët?!”, ka gjetur edhe mbështetjen e Partisë Demokratike.
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen nesër në orën 10:00 përpara godinës së SPAK.
“Nesër në ora 10:00,
Heshtja është bashkëfajësi.
Qytetarët kërkojnë drejtësi!” shkruan Zhupa në rrjete sociale.
Ndërkohë, kujtojmë se kjo protestë vjen 2 vjet e 9 muaj nga kallëzimi i parë për prishjen e Teatrit Kombëtar.