Arbër Bogdani është shembulli perfek, që pavarësisht gjithëçkaje duhet të ndjekim ëndrrat dhe dëshirat që na bëjnë të lumtur.
I riu është një djalë me aftësi të kufizuara, i cili pavarësisht karriges me rrota, në gusht ishte në shesh me të gjithë për të ndjekur koncertin e idhullit të tij, Noizy-t.
Së fundmi i ftuar në “ABC-ja e Mëngjesit, Arbri rrëfeu se është një fans i flaktë i Rigels Rajkut. Ai jo vetëm mori pjesë në “Alpha Show”, por ndau edhe video në rrjetet sociale duke shijuar koncertin, gjë e cila tërhoqi vëmendjen e Noizy-t.
Asokohe, reperi premtoi se do të ketë një vend të veçantë për personat me aftësi të kufizuara kur të mbahet koncerti vitin e ardhshëm.
Mirëpo, gjatë intervistës së sotme, Bogdani është surprizuar edhe njëherë nga idhulli i tij. Noizy me anë të një video-mesazhi, ditën e sotme i ka bërë një tjetër premtim Arbrit.
“Arbër, si je vëlla! Uroj të jesh mirë. Këtë video e bëj për ty, për të treguar se kam shumë dashuri. Të falenderoj që ekziston. Nuk të kisha njohur, por me anë të postimeve dhe tag-s pas koncertit, arrita të njoh energjinë tënde teksa performoje me mua dhe Dudën. Do të doja të të bëj një dhuratë sadopak të vogël.
Në çdo koncert të Alpha-s nga sot do të kesh biletën falas dhe një vend apostafat, special vetëm për ty. Uroj të ta bëjë Zoti ditën një mijë dhe të kesh mbarësi bashkë me familjen tënde. Të dua shumë vëlla, trego kujdes për veten tënde,” u shpreh reperi gjatë mesazhit për të riun.
Epo ndonjëherë gjeste të tilla të vogla mund të thonë shumë për dikë.