• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Paulo Dibala dhe Romelu Lukaku në hall, por ndizen kundër Milanit

04/10/2024
in Sport
Paulo Dibala dhe Romelu Lukaku në hall, por ndizen kundër Milanit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Njëri ka shënuar vetëm 4 gola në këtë pjesë të parë të 2024-ës, tjetri është “agjërueshëm” prej një muajit me golin e fundit që daton 7 mars (kundër Brajtonit). Me pak fjalë, për Romelu Lukakun dhe Paulo Dibala sigurisht që nuk është momenti më i mirë dhe edhe të shtunën, në derbi, ata vuajtën jo pak.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Pra, a ka mundësi më të mirë për të buzëqeshur sërish se të enjten e ardhshme, në “San Siro”, për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Europës? Aty Lukaku dhe Dibala do të tentojnë të marrin Romën për dore, për ta çuar në ndeshjen e kthimit gati për të luajtur për gjithçka.

DREJT TË ENJTES — Ata dje nuk janë stërvitur, por kanë bërë vetëm ushtrime shlodhëse. Kjo sepse duhet të rikuperojmë forcën dhe energjinë, edhe nëse struktura fizike e qendërsulmuesit belg është padyshim shumë e ndryshme nga ajo e fantazistit argjentinas. Por Daniele De Rossi do të nisë sërish me të dy të enjten, për të tentuar ta drejtojë menjëherë sfidën në pistat e duhura. Verdhekuqtë kanë ende në mendje pasojat e finales së vitit të kaluar në Budapest. Dibala ishte aty, shënoi golin e iluzionit dhe qau në fund të ndeshjes. Por jo Lukaku, ai ishte endej pjesë e Interit dhe po mendonte për finalen e Champions-it. Megjithatë, Liga e Europës është oborri i tij, duke qenë se Big Rom ka shënuar 27 gola në këtë kompeticion dhe është golashënuesi i tretë në histori, pas kolumbianit Falkao (30 gola) dhe Obamejang (33). Ndër të tjera, francezi i Marsejës është në garë edhe për titullin e golashënuesit të këtij edicioni (9 gola për Auban dhe 7 për Lukakun).

GATI PËR GJITHÇKA- Dibala dhe Lukaku, ndër të tjera, kanë edhe një rekord personal pozitiv ndaj kuqezinjve. Shtatë fitore dhe 3 humbje, me 5 gola, për belgun. 13 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje për argjentinasin me 8 gola të shënuar. Ndonëse që kur kanë qenë te Roma nuk kanë arritur ta mposhtin kurrë: një barazim dhe 2 humbje për Paulon, i cili ka ndarë humbjet e këtij sezoni me belgun. Me pak fjalë, ka shumë arsye për një hakmarrje të mirë. Gjithashtu për shkak se Milani ka qenë gjithmonë një skuadër kundër së cilës Lukaku është ndezur shpesh. Për Dibalan “Djalli” ka qenë kundërshtari kryesor që kur ka zbarkuar në Itali (ajo e së enjtes do të jetë ndeshja e tij e 24-të personale kundër kuqezinjve). Duke marrë parasysh se sa peshojnë të dy në ekonominë e lojës verdhekuqe, është një bast i sigurt që ata do të jenë të pranishëm si në ndeshjen e parë ashtu edhe në atë të dytë, dhe më pas ndoshta të pushojnë të dielën e ardhshme në Udine. Në “San Siro” dyshja e Romës do të kërkojë një mbrëmje lavdie, siç u ka ndodhur tashmë në të kaluarën me Juventusin dhe Interin.

Related

Previous Post

“Do të jetë gjithmonë gruaja më e rëndësishme në jetën time”- Fedez zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Chiara Ferragni

Next Post

“Do ishte tre vjeç tani”- Çiljeta Xhilaga tregon e përlotur si humbi foshnjën kur nisi bashkëjetesën me Alban Hoxhën: U mërzita shumë!

Lajme të ngjashme

“Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen

“Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen

by redaktor2
06/07/2025
0

Ansi Agolli, njëri nga protagonistët e mbrëmjes famëkeqe të Beogradit, ka folur për emisionin “Max Sport” në “Euronews Albania” për...

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë

Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë

by redaktor2
06/05/2025
0

Seanca e sotme stërvitore e Kombëtares shqiptare ka sjellë një lajm shumë të mirë për kuqezinjtë. Pas mungesës në stërvitje...

“Po fryn erë e fort në Tiranë”, trajneri në Serbi paralajmëron serbët: Kini kujdes nga Armando Broja

“Po fryn erë e fort në Tiranë”, trajneri në Serbi paralajmëron serbët: Kini kujdes nga Armando Broja

by redaktor2
06/04/2025
0

Ivan Gozdenovic është një prej trajnerëve serbë i cili punon në Shqipëri. Në sezonin e fundit, ky trajner drejtoi Elbasanin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.