400 metra tokë në qendër të Lushnjes e trashëguar nga babai, ka bërë që shtetasi Sefedin Shefa të endet për 20 vite në dyert e prokurorisë dhe gjykatave.
“Unë pronën e kam me letër të trashëguar nga babai , një toke truall 400 metër katror në mes të qytetit të Lushnjes. Babait tim ju mor trualli dhe nuk ju dha në asnjë vend tjetër. Në këtë tokë u bë shtesë e kinemasë. Ketë sipërfaqe trualli me privatizimin e kinemasë e mori me dokumente te falsifikuara punonjësi i kinemasë Firi Tabaku, prishi ndërtesën e kinemasë dhe ka ndërtuar një pallat 10 katësh” – tha Sefedin Shefa
Pas hetimeve të thelluara nga Prokuroria drejtësia tha fjalën e saj duke u shprehur me vendim të formës së prerë se shtetasi me iniciale F.T i cili ka ngritur një pallat 10 katësh në qendër të qytetit ka falsifikuar dokumentet. Gjykata ka vendosur fshirjen e dokumenteve të falsifikuara.
Vendimi i Prokurorisë mori formë të prerë duke konstatuar dhe falsifikuar dokumentet nga ana e Firi Tabakut të cilat ishin kontrata e shitblerjes, autorizimi i blerjes së objektit dhe gentplani i truallit. Gjykata e Shkallës së parë në Lushnje merr vendim bashke me Prokurorinë që të fshihen dokumentet e klasifikuara të falsifikuara nga organi i akuzës. Prokurorja Merita Selimi urdhëroi oficerin e policisë gjyqësore dhe e çoi në institucionet që ndodheshin këto dokumente të falsifikuara”– tha Sefedin Shefa.
Prokurorja Merita Selimi ekzekuton vendimin e Gjykatës duke fshirë dokumentet e falsifikuara në vitin 2021, por skandali qëndron në faktin që një vit më pas shtetasi Sefedin Shefa merret në pyetje nga e njëjta prokurore pasi mbi të rëndon akuza e falsifikimit.
kallëzuari Ferit Tabaku , nga i kallëzuar u be kallëzues dhe më bën kallëzim sikur unë kam falsifikuar letrat e babait tim, të vitit 1958 kur unë kam lindur në 1961 .Prokurorja Merita Selimi e merr të mirëqenë këtë kallëzim, që ajo vetë ta bërë akt ekspertize në ekspertizën shkencore të shtetit në kriminalistikë dhe ata kanë kthyer përgjigje në favorin tim. Më regjistroi dhe brenda 5-6 ditëve më mori person te pandehur. Është hetuar për 7 vjet nga kjo Prokurori dhe kanë dalë dokumentet e F.T te falsifikuara jo dokumenti im. Me ka çuar 4 fletë thirrje për tu paraqitur në Prokurori dhe nuk më lejonte të futesha në Prokurori” – tha Sefedin Shefa
Dokumentet e shtetasit Ferit Tabaku me logon falsifikuar janë mbi tavolinën e Prokurores Merita Selimi, por kjo nuk e ka frenuar aspak prokuroren që paditësin ta kthejë ne të paditur. Z. Shefa ka në dore një vendim të formës së prerë që është në favorin e tij nga ana tjetër Prokurorja Merita Selimi ka filluar hetim për te njëjtën çështje që është gjykuar në të gjitha shkallet.
‘Ora investigim’ i ka kërkuar informacion Prokurores në lidhje me këtë rast. Më konkretisht informacioni që kërkuam është ky:
Z. Selimi a keni zbatuar ligjin kur zbatuat vendimin e gjykatës duke asgjësuar dokumentet e falsifikuara apo tani që kërkoni t’i legjitimoni ato?
A mund të hetoni mbi një vendim të formës së prerë, dhe një rasti të parimit të gjësë së gjykuar?
Prokurorja Selimi nuk na ka kthyer asnjë përgjigje për pyetjet që i kemi drejtuar, nga ana tjetër qytetari i cili pas 20 vitesh gjykata i dha të drejtë vijon të mbetet ‘peng’ i prokurores e cila nuk njeh vendimin gjyqësor të formës së prerë.