• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nënshkruhen 12 marrëveshje me Bashkitë, Koçiu: Shërbimet sociale në komunitete dhe më pranë qytetarëve

04/12/2024
in Sociale
Nënshkruhen 12 marrëveshje me Bashkitë, Koçiu: Shërbimet sociale në komunitete dhe më pranë qytetarëve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-se në Shqipëri, Monica Merino, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të 12 marrëveshjeve për dhënien e granteve për 12 bashki në kuadër të Programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara, “Askush të mos mbetet pas”, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ceremonia u mbaj në Qendrën e Zhvillimit në Lushnjë ku merrnin pjesë drejtuesit e bashkive përfituese të granteve, Berat, Devoll, Fushë-Arrëz, Lushnjë, Përmet, Pukë, Roskovec, Sarandë, Maliq, Shkodër, Tepelenë dhe Vlorë.

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu theksoi se “Qendra e Zhvillimit në Lushnjë vjen si përmbushje e vizionit që ka qeveria shqiptare dhe MSHMS për të shpërndarë shërbimet sociale kudo në komunitete dhe më pranë nevojave të qytetarëve”.

Ajo theksoi se bashkëpunimi me UNDP, Qeverinë Zvicerane, ka rezultuar mjaft i frytshëm për shërbimet sociale në të gjithë territorin.

“Koalicioni që kemi bashkërisht me UNDP, Ambasadën e Zvicrës nëpërmjet programit, “Mos të lëmë askënd pas”, ka qenë një koalicion fitimtar kur vjen puna te shërbimet sociale në të gjithë territorin sepse falë këtij bashkëpunimi, ne kemi arritur sot një mbulim në të gjithë territorin e Shqipërisë me shërbime sociale për grupet vulnerabël dhe po vijojmë edhe falë instrumentit të Fondit Social, ta shtrijmë këtë mbështetje edhe për bashkitë më të vogla”, nënvizoi ministrja e Shëndetësisë.

Koçiu theksoi se “falë programit “Të mos lëmë askënd pas”, kemi sot 12 projekte të shkëlqyera që do të zbatohen për vitin 2024-2025. Do të vijojmë të jemi edhe në qendra të tjera për të parë nga afër përmirësimet e prekshme që kanë ndodhur në komunitetet tona. Kemi arritur të kemi sot një mbulim në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe do të vijojmë edhe falë instrumentit të Fondit Social, po vijojmë ta shtrijmë këtë mbështetje edhe për ato bashki ku ka nevojë për shërbime sociale për njerëzit në nevojë”.

MSHMS synon që të vijojë mbështetjen ndaj bashkive për të ofruar shërbime sociale cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke kontribuar në zhvillimin e politikave të mbrojtjes sociale në nivel lokal.
Programi “Askush të Mos Mbetet Pas“, faza e dytë (LNB2) mbështetet mbi përvojën e gjerë të OKB-së në adresimin e përfshirjes sociale dhe nevojave të grupeve të rrezikuara në përputhje me Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG-të) dhe aspiratat e vendit drejt integrimit evropian.

Related

Tags: 12 bashkimareveshjeMinistrja Kociuprane qytetarevesherbimet sociale
Previous Post

Balluku inspekton punimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”: Investime për t’ju përgjigjur fluksit në rritje të pasagjerëve

Next Post

SPAK sekuestron apartamentin e ish-kreut të Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe

Lajme të ngjashme

Fondi për Komunitetin, Veliaj: Mund të vendosësh ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga bashkia

Fondi për Komunitetin, Veliaj: Mund të vendosësh ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga bashkia

by redaktor2
06/05/2025
0

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të aplikojnë në Fondin e...

”Kosova”, modeli i shkollës së rilindur”, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

”Kosova”, modeli i shkollës së rilindur”, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

by redaktor2
06/04/2025
0

Kryebashkiaku i Tiranës ka risjellë në vëmendje historinë e shkollës “Kosova”, një histori që simbolizon më shumë sesa një ndërtesë.Përmes...

IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit

IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit

by redaktor2
06/03/2025
0

Institucioni thekson rolin e rehabilitimit dhe kujdesit mendor për të dënuarit Peqin, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në...

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

by redaktor2
06/03/2025
0

MSHMS edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.