• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Mbjellje pemësh te ish-Tregu Elektrik, Veliaj: “Njerëzit janë të ndarë në ata që bëjnë punë dhe ata që komentojnë punët; Në Tiranë ndërtojmë Akademinë e Turizmit”

04/13/2024
in Slider, Sociale
Mbjellje pemësh te ish-Tregu Elektrik, Veliaj: “Njerëzit janë të ndarë në ata që bëjnë punë dhe ata që komentojnë punët; Në Tiranë ndërtojmë Akademinë e Turizmit”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në kryeqytet, vijon fushata e mbjelljes së pemëve, të cilës kësaj here i janë bashkuar biznese të ndryshme që operojnë në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se prilli është muaji i fundit kur mund të mbillen pemë, pasi mbyllet stina e shirave, dhe i ftoi qytetarët e Tiranës që të bëhen pjesë e kësaj fushate.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Jam shumë mirënjohës që kompanitë serioze të Tiranës i janë bashkuar fushatës së mbjelljes së pemëve. Janë kompani që i paguajnë të gjitha taksat, që i kanë shlyer detyrimet dhe mbjellja e pemëve është diçka shtesë, për të lënë një gjurmë në komunitet. Është kollaj të shash e të kritikosh, të bëhesh ekspert nga divani, të rrish me toksina tërë ditën në Facebook, por është shumë e vështirë që të marrësh lopatën dhe të mbjellësh një pemë, sepse besoj që kategoritë e njerëzve janë ndarë në atë që bëjnë punë dhe ata që komentojnë. Ne jemi kategoria e njerëzve që bëjnë punë, disa në bashki, disa në ndërmarrje, disa në biznes privat. Ata që kritikojnë dhe vetëm komentojnë njerëzit që bëjnë punë, nuk kanë lënë ndonjë gjurmë dhe historia i harron shumë shpejt. Ndaj, edhe shpresa ime është të shtohet raca e mirë, e çunave dhe gocave që bëjnë gjëra, që lënë një gjurmë, që lënë një shenjë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se vetëm javën e fundit në Tiranë ka pasur mbi 6 mijë pemë të mbjella. Sipas tij, Tirana po përgatitet edhe për sezonin turistik. Ai dha lajmin e mirë se shumë shpejt në kryeqytet do të ndërtohet Akademia e Turizmit për gjithë Ballkanin, që do jetë një akademi ekselence, ku do të mësojnë sesi menaxhohet turizmi i nivelit të lartë.

“Ne do ta kapim tragetin tonë prej 100 mijë pemë këtë sezon në Tiranë. Për sa kohë kemi turistë që vijnë edhe për të kaluar Vitin e Ri, italianë, grekë, turq, apo edhe të rajonit, dhe për sa kohë që nga festat religjioze siç mund të jenë Bajrami, Novruzi, Pashka, e Krishtlindja, stina e verës, pothuajse çdo ditë ka aktivitete në Tiranë. Kemi marrë edhe një vendim, një propozim shumë të ngjashëm me Kolegjin e Europës, që në Tiranë të ndërtohet Akademia e Turizmit për gjithë Ballkanin. Një akademi ekselence ku të mësojnë sesi menaxhohet turizmi i nivelit të lartë, hotelet me 5 yje dhe këto janë të gjitha biznese të lidhura, dikush i ndërton, dikush sjell elektro-shtëpiake, dikush sistemin e shitjeve, dikush tjetër është në sistemin e AirBnB, dikush tjetër në turizëm, pra i kemi fatet e lidhura me njëri-tjetrin, kështu që, suksesi i secilit prej nesh, është suksesi i gjithë qytetit tonë”, bëri me dije Veliaj.

Në fund kreu i Bashkisë foli për rikualifikimin e bllokut te ish-Tregu Elektrik, nga ku po mbillnin pemë, kur tha se është shembulli më i mirë se si dora e njerëzve që punojnë mund të transformojnë realitete.

“Kam edhe një lajm të mirë për komunitetin: kemi fazën e dytë të projektit “Taulantia”; kjo ka qenë vetëm faza e parë ku u pastrua gjithë tregu elektrik nga kontejnerët dhe minjtë, edhe iu kthye qytetarëve në një park. Faza e dytë do jetë gjithë pjesa e rrugëve, duke filluar nga xhamia e “Urës së Tabakëve”, rruga “Shyqyri Ishmi” dhe e gjithë pjesa e rrugëve rreth kontureve të ‘Ali Demit’, kështu që është loti i dytë, për të cilin hapim shumë shpejt garën. Me shpresë, ashtu siç është bërë qendra, zemra e lagjes, edhe cepat e vegjël kapilarë do shohin një rezultat të jashtëzakonshëm”, përfundoi Veliaj.

Related

Previous Post

“Aty buron pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit”- Rama: Do të përdorim modelin e Inteligjencës Artificiale për prokurimet e fondeve publike!

Next Post

“Nuk je i aftë për lider”- Françeska Murati kritikon Romeo Veshajn: Rri gjithë ditën ulur si gomar!  Je kalama dhe frikacak që…

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.