• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Qendër e re komunitare në Vaqarr, Veliaj: “Investojmë njësoj si në qendër edhe në periferi; Dy hapësira të reja për varreza në Vaqarr dhe Petrelë”

04/15/2024
in Slider, Sociale
Qendër e re komunitare në Vaqarr, Veliaj: “Investojmë njësoj si në qendër edhe në periferi; Dy hapësira të reja për varreza në Vaqarr dhe Petrelë”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi qendrën e re për shërbime komunitare në Vaqarr. Ai theksoi se falë investimeve të bashkisë, si në qendër ashtu edhe në periferi, shumë shpejt Vaqarri do jetë si një lagje e Tiranës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Brenda kësaj dekade Vaqarri do të quhet një lagje e Tiranës. Shkolla “Bedri Llagami” duket njësoj si shkolla “Kosova”. Njësia administrative as nuk krahasohet me Njësitë SAadministrative 1, 2, 3, 4, 5 në Tiranë, të cilat kanë ngelur në ato ambientet e vogla dhe modeste, ndërkohë që shërbimet janë rritur. Po ndërtojmë duke i paraprirë Tiranës që do jetë dhe jo Tiranës siç ka qenë. Ndaj, më vjen mirë që kemi një ndërtesë me dy volume. Një volum është Njësia Administrative e Vaqarrit, kurse volumi tjetër Qendra Rinore dhe Pallati i Kulturës. Na duhet t’i gjallërojmë hapësirat urbane me jetë dhe jeta është edhe administrata, pra aktivitetet e administratës, edhe aktivitetet post administratë ose jashtë shkollore. Pra, mbaron shkolla, mbaron aktiviteti i punës, ka një festë fshati, ka një festë komuniteti, ka një aktivitet, promovohet një libër etj”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë bëri me dije se qendra e re komunitare do të rrisë ndjeshëm vlerën e pronës. “Brenda pranverës do të bëjmë hapjen zyrtare të qendrës. Do të përgatisim të gjithë Njësinë Administrative të rikthehet në Vaqarr dhe pastaj do të jetë sfidë për komunitetin sesi do ta gjallërojmë me kulturë, rini dhe art. Duke e bërë tërheqëse, kemi rritur vlerën e të gjitha pronave përreth. Shikoj e dëgjoj kudo se këtu ka zhvillim, ndaj është vetëm çështje pak vitesh derisa ta quajmë Vaqarrin një lagje të re, të bukur, të rindërtuar, më të fortë dhe më të madhe të Tiranës sonë moderne. Kjo qendër do të jetë një bizhu dhe kjo njësi administrative po bëhet shumë herë më e lakmueshme sesa disa nga ato të Tiranës së vjeter”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se në Tiranë do krijohen hapësira për dy varreza të reja, në veri dhe në jug të Tiranës. “Bashkia është kujdesur për të gjitha stacionet e jetës. Janë bërë shumë herë më mirë çerdhet, kopshtet dhe shkollat. Fatkeqësisht, është i pashmangshëm edhe stacioni i fundit i jetës, që janë varrezat. Bëhet fjalë për të krijuar varreza si ato që kemi parë jashtë vendit. Kemi bërë maksimumin në Sharrë dhe Tufinë për të shtuar parcelat, ndërkohë që ato varreza janë projektuar për një qytet shumë të vogël. Kemi 5 propozime nga të cilat do të zgjedhim dy: brenda këtij mandati Tirana do të ketë edhe dy varreza të reja, të projektuara me rrugica, me stola etj, që të jetë më shumë një park, për një moment reflektimi dhe prehje, se sa një tjetër stacion i kaosit urban, që trashëguam nga vitet ‘90-të”, bëri me dije Veliaj.

Ai shtoi se nuk ka kohë për vonesa dhe pengesa, teksa kërkoi bashkëpunim për mos-bllokimin e punës për parcelat e reja të varrezave. “Janë bllokuar proceset e parcelave në varreza, edhe në Tufinë, edhe në Sharrë. Qyteti nuk e meriton këtë! Një gjyqtar që s’ka kaluar vettingun nuk mund të japë masë bllokimi dhe të pengojë punën tonë në parcela. Ashtu si dhe ndër vite janë bërë të tjera gabime, ky është më i fundit. Këtu janë legalizuar prona brenda në parcelë, edhe shtëpi brenda në parcelë. Që t’i heqim dhe këta çibanë të fundit na duhet ndihma e gjykatës. Ne i kemi apeluar këto vendime. Megjithatë, këto parcela na zgjidhin 5-6 vitet e ardhshme. Na duhet të mendojmë për parcelat e 50-60 vitet e ardhshme, të bëra në mënyrë shumë njerëzore, ku të ketë edhe një pikë për shërbimet, qofshin ato fetare, qofshin civile.Do fokusohemi në Vaqarr edhe në Petrelë, e kësisoj qyteti do të ketë edhe në veri, edhe në jug, edhe në lindje dhe në perëndim, një hapësirë të prehjes me një dinjitet shumë herë më të madh sesa ai që kemi pasur me improvizimit e Sharrës dhe Tufinës”, tha ai.

Related

Previous Post

A të ka shkruar Fatjoni tani që dole? Rikja jep përgjigjen epike

Next Post

Situata në Urgjencën e QSUT-së, Ministrja Koçiu: Punimet pritet të përfundojnë brenda muajit maj

Lajme të ngjashme

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 shtatori 2025

by redaktor2
08/14/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, do të hyjnë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
  • Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Automjeti përplaset me furgonin, përfundon në spital pasagje…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.