• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Situata në Urgjencën e QSUT-së, Ministrja Koçiu: Punimet pritet të përfundojnë brenda muajit maj

04/15/2024
in Politikë, Slider
Situata në Urgjencën e QSUT-së, Ministrja Koçiu: Punimet pritet të përfundojnë brenda muajit maj
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në seancën e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë në lidhje me defektin e ndodhur në Urgjencën e Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, u shpreh se “bëhet fjalë për një defekt që ka djegur kabujt elektrik, pa implikime serioze për Spitalin dhe pa dëmtuar pajisjet biomjeksore të këtij spitali”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sa i përket incidentin në këtë urgjencë, Koçiu tha se “është një ngjarje që siç e dini mirë është në hetim aktualisht nga Prokuroria e Tiranës”.
“Qendra Spitalore më e rëndësishme në Shqipëri, është shëmbëlltyra më e mirë e modernizimit të jashtëzakonshëm të ndodhur në sistemin tonë shëndetësor. Investimi masiv dhe transformimi i plotë i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshëm, Pediatrisë, Infektivit, Kardiologjisë, si dhe modernizimit të çdo lloj reparti tjetër brenda QSUT me aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore ka bërë një diferencë të madhe për të gjithë qytetarët”, nënvizoi Koçiu.
Ministrja u shpreh se “incidenti për të cilin po diskutojmë sot, tregoi se standardet, profesionalizmi dhe cilësia e shërbimit mjekësor është rritur në të gjithë vendin”.
Koçiu tha se sot që flasim, ashtu edhe si ditën e parë pas ngjarjes, në QSUT vazhdon normalisht puna dhe të gjitha shërbimet ofrohen pa problematika.
“Falë cilësisë dhe standardeve të ndërtimit si dhe protokolleve të sigurisë që janë aplikuar në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme, u arrit që zjarri i rënë në të lokalizohej menjëherë, duke shmangur dëme të rëndësishme materiale dhe mbi të gjitha, duke shmangur dëme në jetë njerëzish”, deklaroi Koçiu.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se Spitalet Rajonale të Shkodrës dhe “Memoriali” i Fierit, si dhe Qendrat Spitalore si ajo e “Shefqet Ndroqit” i kanë të gjithë mundësitë për të përballuar të gjithë fluksin dhe të ofrojnë shërbimin e zhvendosur nga Urgjenca Kardiologjike dhe sëmundjet e brendshme të QSUT-së”.
“I vetmi shërbim që është zhvendosur përkohësisht është urgjenca kardiologjike dhe e sëmundjeve të brendshme, që falë investimeve përballohet pa vështirësi tek Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”, Spitali Rajonal Memorial i Fierit dhe Spitali Rajonal Shkodër. Nën një koordinim shumë profesional edhe të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, nënvizoi Koçiu.
Ajo bëri me dije se aktualisht QSUT ka zhvilluar procedurat për të rikthyer këtë shërbim dhe kompania kontraktore fituese ka filluar punën për rehabilitimin.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu deklaroi se punimet pritet të përfundojnë brenda muajit maj për të sjell situatën në gjendjen para ndodhjes së këtij incidenti.

Related

Previous Post

Qendër e re komunitare në Vaqarr, Veliaj: “Investojmë njësoj si në qendër edhe në periferi; Dy hapësira të reja për varreza në Vaqarr dhe Petrelë”

Next Post

“Mungon miratimi i procesverbalit”- Nis me debate Komisioni Hetimor, Ervin Salianji: Nuk mund të luajmë kungulleshka! Është e vërtetuar, ka ndërhyrje në TIMS

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.