• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Rikonstruksioni i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, Manastirliu: Investim strategjik për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor

04/15/2024
in Sociale
Rikonstruksioni i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, Manastirliu: Investim strategjik për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet për rikonstruksionin e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, një investim kyç për infrastrukturën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimin Shkencor.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Rikonstruksioni i dy godinave ekzistuese të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT), njëra prej të cilave është monument kulture, si dhe ngritja e Muzeut të Gjeologjisë është pjesë e një investimi strategjik, synim i të cilit është ofrimi i kushteve më të mira për studentët, stafin akademik dhe përmirësimi i strukturës laboratorike.

“Universiteti Politeknik i Tiranës po përfiton mbështetje nga qeveria shqiptare përmes një serie investimesh që synojnë përmirësimin e infrastrukturës. Kjo përfshin jo vetëm hapësirat mësimore, por edhe laboratorët. Aktualisht, janë në zhvillim dy projekte të mëdha në bashkëpunim me Universitetin Politeknik. Këto përfshijnë rehabilitimin dhe rindërtimin e Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë, i cili do të përfitojë nga një ndërtesë krejtësisht e re dedikuar për nevojat e fakultetit. Po ashtu, po bëhet rindërtimi dhe rehabilitimi i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave. Një buxhet prej 600 milionë lekësh është alokuar për këto projekte madhore. Qëllimi është të përfundojmë këto projekte sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta edhe para afatit të parashikuar. Shpresojmë të ndërmarrim edhe më shumë projekte të rëndësishme së bashku, të cilat do të kontribuojnë në kërkimin shkencor dhe përdorimin e teknologjive të reja. Për më tepër, po punojmë për të themeluar një laborator të ri kërkimi shkencor me financimin e qeverisë shqiptare, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Po ashtu, jemi duke vlerësuar fazën e re të projekteve për vitet 2024-2025, të fokusuara në kërkimin shkencor”, tha Ministra e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Projekti parashikon jo vetëm rikonstruksionin dhe restaurimin e ndërtesave ekzistuese, të pajisura me laboratorë të avancuara, salla leksionesh dhe seminaresh, por edhe ndërtimin e një muzeu modern të Gjeologjisë. Kjo ndërtesë e re do të ofrojë hapësira muzeale, bibliotekë me ambientet e saj të studimit, auditore dhe ambiente teknike, duke kontribuar në nxitjen e studimit dhe kërkimit shkencor në fushën e gjeologjisë. Ky investim, që do t’i shërbejë 1850 studentëve dhe 109 pedagogëve dhe stafit administrativ, është vetëm një pjesë e një programi më të gjerë që synon përmirësimin e infrastrukturës mësimore dhe shkencore në arsimin e lartë në Shqipëri. Për këtë qëllim, me buxhetin e këtij viti, do të investohen 1.5 miliardë lekë në përmirësimin e infrastrukturës akademike, ndërkombëtarizimin dhe kërkimin shkencor.

Related

Previous Post

Ministrja Koçiu: Në QSUT ofrohen të gjitha shërbimet e sëmundjeve të brendshme, vetëm hemodinamika e ndarë 3 struktura spitalore

Next Post

Armando Sadiku më në fund është kampion! Merr trofeun në Indi falë fitores dramatike ndaj rivalëve në javën e fundit

Lajme të ngjashme

Fondi për Komunitetin, Veliaj: Mund të vendosësh ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga bashkia

Fondi për Komunitetin, Veliaj: Mund të vendosësh ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga bashkia

by redaktor2
06/05/2025
0

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të aplikojnë në Fondin e...

”Kosova”, modeli i shkollës së rilindur”, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

”Kosova”, modeli i shkollës së rilindur”, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

by redaktor2
06/04/2025
0

Kryebashkiaku i Tiranës ka risjellë në vëmendje historinë e shkollës “Kosova”, një histori që simbolizon më shumë sesa një ndërtesë.Përmes...

IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit

IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit

by redaktor2
06/03/2025
0

Institucioni thekson rolin e rehabilitimit dhe kujdesit mendor për të dënuarit Peqin, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në...

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

by redaktor2
06/03/2025
0

MSHMS edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.