Reece James humbet Botërorin e Katarit 2022, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e Champions League ndaj Milan.
Ekzaminimet zbuluan se anësori i djathtë i Chelsea pësoi dëmtim të ligamenteve në Milano dhe, megjithëse nuk do të ketë një operacion, fillimisht të paktën, pritet që rikuperimi i tij të zgjasë rreth tetë javë.
Ky lajm vjen si goditje për trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate që do i duhet të publikojë listën prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës me 10 nëntor.
James numëron 15 ndeshje me përfaqësuesen e parë të “3 luanëve”, ndërsa mund të thuhet se ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir si U18, U19, U20 dhe U21.