• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Boksieri Kuqezi përgatit revanshin ndaj Kris Kongos, Florian Marku analizon humbjen: Kundërshtari ishte i papërshtatshëm

04/18/2024
in Slider, Sport
Boksieri Kuqezi përgatit revanshin ndaj Kris Kongos, Florian Marku analizon humbjen: Kundërshtari ishte i papërshtatshëm
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Vetëm pak javë më parë Florian Marku pësoi disfatën e parë në karrierë në boksin profesionit. Pas 13 fitoresh, 8 nga të cilat me KO dhe 1 barazimi, Marku u mposht me pikë nga britaniku Kris Kongo në duelin e zhvilluar më 31 mars në “O2 Arena” në Londër.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Një humbje që solli zhgënjim të madh për “Albanian King” dhe për tifozët e tij të shumtë. Së fundmi në një komunikim me fansat në rrjetet sociale, boksieri shqiptar ka analizuar edhe një herë duelin ndaj britanikut. Marku e konsideroi kundërshtarin Kris Kongo të papërshtatshëm, megjithatë ai theksoi se shpejti do zhvillojë ndeshjen e revanshit ndaj tij.

MESAZHI I MARKUT 
“Përshëndetje të gjithëve, kanë kaluar disa ditë nga ndeshja dhe ja ku jemi. Ndeshja nuk vajti siç doja, por stërvitja vazhdon dhe qëllimi është i njëjti, me kokën poshtë dhe shumë stërvitje unë kam për t’ia arritur qëllimit tim, sido që të shkojë puna, me ndihmën e Zotit. Kundërshtari ishte i papërshtatshëm, përqafonte shumë dhe më prishi komplet lojën. Por në atë ndeshje nuk kam unë siç duhej të isha atë natë. Kanë ndodhur shumë gjëra, por nuk më pëlqejnë justifikimet. Kështu që më mirë justifikimet ti mbaj për veten deri në momentin që unë do të ndeshem përsëri me të njëjtin kundërshtar dhe të marr fitoren mbrapsht. Jemi duke punuar për ndeshjen e kthimit në Londër me të njëjtin kundërshtar”, u shpreh fillimisht 31-vjeçari.

Më tej Marku falënderoi tifozët për mbështetjen, ndërsa kishte edhe një koment për mesazhet negative në drejtim të tij: “Dua t’iu falenderoj të gjithëve për të gjitha mesazhet pozitive që më keni dërguar mbas ndeshjes, pasi kanë shumë vlerë. Gjithashtu edhe për mesazhet negative, nuk ka problem, pasi mua mesazhet negative më bëjnë mirë, sepse më mbajnë akoma më të vendosur dhe akoma më të fortë, që tu tregoj të gjithë atyre që më kanë inat dhe nuk duan të më shohin mirë, sesa vlej dhe që nuk me venë poshtë kurrë. Por nuk ka problem, pasi do të vazhdoj me kokën poshtë dhe me shumë punë deri ditën që do të kem ndeshjen e radhës. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju falenderoj nga zemra për të gjitha mesazhet e bukura”, përfundoi video-mesazhin e tij Florian Marku, i cili tashmë ka vetëm një qëllim në kokën e tij, të fitojë revanshin ndaj boksierit që i shkaktoi disfatën e parë në karrierë.

Related

Previous Post

Tirana, bashkia e parë që hap Zonën e Lirë Ekonomike, Veliaj: “TEDA do ofrojë 5-7 mijë vende pune; Ato që mbahen mend janë veprat, jo marrëzitë e atyre që Shqipëria u dha gjithçka”

Next Post

“A e ke frikë Eglën?”/ Roza e pyet, ja si përgjigjet Heidi

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.