• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kumbaro ultimatum prefektëve në prag të sezonit veror/ Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, mobilizohuni dhe monitoroni qarqet tuaja

04/19/2024
in Aktuale, Slider
Kumbaro ultimatum prefektëve në prag të sezonit veror/ Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, mobilizohuni dhe monitoroni qarqet tuaja
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve të vendit për t’u komunikuar prioritetet mbi mbarëvarjtjen e sezonit veror 2024.
Ministrja Kumbaro theksoi se një vit më parë pritëm 10.1 milionë vizitorë të huaj dhe për 3 muajt e parë të vitit 2024, shifrat flasin për 60% më shumë flukse hyrëse, prandaj mobilizimi, monitorimi i territorit dhe kouminikimi ndërinstitucional janë thelbësore për ecurinë e procesit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Lidhur me bashkitë që kanë vijë bregdetare, ministrja Kumbaro u shpreh se ka përfunduar procesi i ndarjes së stacioneve të plazheve dhe gjithashtu ka kaluar në Këshillin Kombëtar të Territorit vendimi për miratimin e ndërtimit të strukturave të përkohshme të shërbimit ose ato që quhen ndryshe beach-bare.

“Çdo bashki ka marrë listën me subjektet e miratuara, çka i jep mundësinë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit të lidhë kontratat definitive dhe subjektet të fillojnë të ndërtojnë beach-baret. IKMT do të jetë në territor për të verifikuar që leja e dhënë për një strukturë të lehtë të çmontueshme të mos kthehet në beton. Janë leje të përkohshme ndërtimi. Iku koha kur fillohej me një barakë dhe përfundohej me një pallat. Këtu nuk do të ketë tolerancë”, u shpreh ministrja Kumbaro duke theksuar gjithashtu të rëndësishme që krehja e territorit të bëhet tani, në mënyrë që atje ku ka paligjshmëri të ndërhyhet përpara se të shtohet fluksi turistik në zonat bregdetare.

Gjatë komunikimit të saj me prefektët, Kumbaro u ndal edhe tek subjektet që operojnë si operatorë turistikë detarë, të cilët nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre nëse nuk janë të pajisur me certifikatë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
“Asnjë operator që nuk është i pajisur me certifikatën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit nuk do të lejohet të kryejë këtë aktivitet. Policia e shtetit në bashkëpunim me flotën e dedikuar të policisë kufitare do të jetë në territor gjatë gjithë kohës për t’i kontrolluar”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ndër të tjera, Kumbaro vuri në dukje se lufta më e madhe këtë vit do të jetë me pastërtinë dhe menaxhimin e mbetjeve.
“Është detyrë e drejtpërdrejtë e bashkive. Për sa i përket bashkisë Himarë, Sarandë, Vlorë, Rrogozhinë, Kavajë, bashkia Durrës dhe bashkia Shkodër, këtë vit do të jenë pjesë e operacionit “Plazhe të Pastra” ku nga data 15 qershor deri në datën 15 shtator, Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të dublojë, do të dyfishojë kapacitetin e pastrimit me një operator suplementar”, vijoji ministrja Kumbaro duke theksuar se çelësi i sukesit në këtë proces është koordinimi dhe bashkëpunimi.

Porosi e veçantë e ministres Kumbaro në këtë takim me prefektët ishin edhe tabelat orientuese në hyrjet dhe rrugët e qytetit si dhe përmirësimi i sistemit të informacionit digjital që u lehtëson aksesin dhe komunikimin vizitorëve të huaj. Nga ana tjetër, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit preku problematikën e incidenteve që ndodhin kryesisht në zonat malore të vendit, duke kërkuar nga përfaqësuesit në takim që të shpërndajnë informacionin mbi guidat lokale të certifikuara që ofrojnë shërbimin e tyre në terren. Në fund të takimit, Kumbaro u shpreh se problem gjatë sezonit veror mund të jenë edhe zjarret, ku përveç shërbimit zjarrëfikës duhet të mobilizohen të gjithë aktorët institucional për t’i shkuar në ndihmë asaj bashkie që po përballet me këtë shqetësim.

Link video: https://www.filemail.com/d/ruoymnafwsotnle

Related

Previous Post

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish

Next Post

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, si arritën shqiptarët të korruptonin dhe Konsullin latino-amerikan

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.