Pas SHBA dhe BE, edhe ambasada britanike ka dënuar dhunën e sotme nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para bashkisë së Tiranës.
Në një reagim, britanikët thonë se molotovi nuk ka vend në demokraci.
“Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit” – deklaron Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.
Çekia me mbështetje të kushtëzuar ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në BE! Adamova nga Kuvendi: Nuk ka rrugë të shkurtra në dispozicion!
Në seancën e posaçme plenare në Kuvend, ka mbajtur fjalën Në seancën e posaçme plenare në Kuvend, ka mbajtur fjalën...