• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj pret delegacionin belg: Belgjika është avokate e Shqipërisë për integrimin në BE, kënaqësi që përvojat e mësuara t’i ndajmë me miqtë tanë

10/16/2022
in Politikë, Slider
Veliaj pret delegacionin belg: Belgjika është avokate e Shqipërisë për integrimin në BE, kënaqësi që përvojat e mësuara t’i ndajmë me miqtë tanë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në takim një grup përfaqësuesish të Parlamentit belg, të kryesuar nga Presidenti i Grupit të Miqësisë Shqiptaro-Belge, Egbert Lachaert.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në shenjë mirënjohje, Veliaj i dhuroi Lacheart simbolikisht “Kullën e Sahatit”.

Kryebashkiaku tha se Belgjika është një nga avokatet e Shqipërisë për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

Ai shtoi se është i lumtur që mjaft prej eksperiencave të tij t’ja përcjellë miqve të qytetit belg të Ghenit, i cili pritet të jetë vitin e ardhshëm Kryeqyteti Europian i Rinisë.

“Belgjika është një nga avokatet e Shqipërisë, me të cilën kemi edhe një rastësi shumë të bukur: Pas Tiranës, vitin tjetër, Kryeqyeti Europian i Rinisë do të jetë qyteti belg i Ghent. Është një mundësi fantastike që, shumë prej atyre punëve dhe përvojave që kemi mësuar nga ky vit i jashtëzakonshëm me një mijë aktivitete, të kemi mundësi t’i transferojmë edhe te miqtë tanë belgë”, u shpreh Veliaj.

Veliaj u shpreh se sfidat i bashkojnë vendet dhe theksoi se, teksa Shqipëria ecën me hapa të shpejtë drejt integrimit në Bashkimin Europian, do ketë më shumë gjëra që e bashkojnë me Belgjikën apo shtete të tjera europiane.

“Kur njohim njëri-tjetrin, shumë nga legjendat urbane rrëzohen, sepse kemi një kontakt personal, për të parë çfarë sfidash kemi dhe sa më shumë bisedojmë, kuptojmë se sfidat i kemi të përbashkëta. Pandemia ishte një sfidë e përbashkët, si për Belgjikën, edhe për Shqipërinë. Ne patëm një histori të tmerrshme me tërmetin, po kur i shikon sesi shumë prej këtyre fatkeqësive mund të kthehen në mundësi, ne mund të projektojmë qytete më funksionale, të mësojmë më shumë nga njëri-tjetri, atëherë kuptojmë se ka më shumë gjëra që na bashkojnë, sesa na ndajnë”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, Presidenti i Grupit të Miqësisë Shqiptaro-Belge, Egbert Lachaert, rikujtoi vizitën e tij të fundit në Tiranë, duke thënë se sot, falë vizionit të kryebashkiakut Veliaj, e gjen kryeqytetin shqiptar krejt të transformuar.

“Dua t’ju përgëzoj për zhvillimin fantastik që ka bërë Tirana si qytet sepse e kam vizituar 8 vite më parë, kur nuk ishte kështu si tani. Politikat progresive tregojnë se ju keni vizionin e duhur për të ardhmen e këtij qyteti, duke e çuar në drejtimin e duhur. Unë jetoj pranë qytetit Ghent, të cilin e përmendët në fjalën tuaj – është një qytet progresiv, që ka ndryshuar shumë. Është po ashtu një qytet i ri me shumë studentë. Janë disa gjëra që mund të mësojmë nga njëri-tjetri. Besoj se viti si Kryeqyteti Europian i Rinisë do të jetë pozitiv edhe për Ghent-in. Urime!”, tha Lachaert.

Related

Tags: Erion Veliaj belg delegacion
Previous Post

“Këtu qeverisin hajdutët e ‘Rilindjes’”, Vasili për Ramën: Harxhon 4 mln euro për një instalacion që nuk i hyn në punë as dreqit

Next Post

“Jemi një komb memesh”- Si po e fiton Ukraina luftën e mediave sociale përballë Rusisë

Lajme të ngjashme

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

by redaktor2
07/29/2025
0

Në kuadër të zbatimit të masave të marra për garantimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjithë sezonit turistik, ministrja...

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.