• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Rrëfimi i Mit’hat Havarit për ballafaqimin me dy regjimet: Çfarë zbulova nga dosja e Sigurimit dhe përballja me drejtuesin komunist pas ‘90

04/21/2024
in Aktuale, Slider
Rrëfimi i Mit’hat Havarit për ballafaqimin me dy regjimet: Çfarë zbulova nga dosja e Sigurimit dhe përballja me drejtuesin komunist pas ‘90
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Janë të shumtë ata që e njohin Mit’hat Havarin si ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, veçanërisht për vendosmërinë e tij për të luftuar bandat e kohës dhe zbatimin e ligjit. Por Havari ka dhe një anë tjetër, atë të përballjes me regjimin komunist të kohës, me të cilin ka pasur jo pak andralla për shkak të sjelljeve të tij liberale dhe shprehjes së mendimit ndryshe. Në “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në RTSH, Mit’hat Havari rrëfen ish-Sigurimi i Shtetit i hapi dosje dhe përballjen me ish-drejtuesin e lartë komunist pas rënies së regjimit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Unë fillova të agjitoja kundër pushtetit dhe rashë në sy të tyre, sigurisht dhe të bashkëpunëtorëve të tyre. Në korrik të 1982 mua më është hapur dosja e Sigurimit të Shtetit me nr. 4171 të cilën unë e disponoj sot. Dosja ime është hapur në korrik të vitit 1982 dhe pas hapjes së dosjes filloi procedura, ndërkohë unë flisja dhe jam thirrur në dhjetor të vitit 1983 në Komitetin e Partisë të Rrethit të Elbasanit nga Sekretari i Dytë i atij qyteti dhe quhej Fatmir Selimi. Më ka thirrur bashkë me gruan , me timë shoqe Majlidën, sot nënë e tre fëmijëve dhe me vëllain tim. Më akuzuan për agjitacion dhe propagandë dhe ai u soll shumë ashpër me mua. Kështu mora goditjen e parë.
Ai ka vdekur, por e kam thirrur kur erdha në pushtet në vitin 1992. Dërgova shoferin dhe e mora me makinë në mënyrën më të kulturuar të mundshme, të makinës së kryetarit të Degës së Brendshme që atëhere as nuk u afroheshe, jo më të hipje armikun. Rrinte si pulë, e lashë pak përjashta të priste të jem i sinqertë.
Unë e pieta: Si jeni mir?Më njeh i thash?
Jo më tha. Ky është nga ata aq të pandershëm, aq pa dinjitet. Kanë qenë pa dinjitet, e mohoi më tha nuk e mbaj mend.
‘Kaluan vetëm 8 vjet’, i thashë që më ke thirrur në zyrë bashkë me gruan. Janë raste të veçanta, ti nuk thërret çdo ditë nga ne, e shumta 10 në një vit dhe ki kurajon të thuash. Siç e sheh unë nuk isha kriminel, por isha djalë Shqipërie që e doja Shqipërinë më shumë se ty, e doja këtë sistem të kohës që vjen si zotëri me makinën time dhe unë të pyes dhe nuk ke kurajon që të thuash , po ai ishte sistemi, kam bërë lavazh truri dhe them që ishin gabime.
Kë kisha vrarë, kë kisha prerë, doja një botë ndryshe, të isha i lirë. Unë punoj bashkë me vajzën tënde”. Punonte në prokurori, tani lexova që e ka larguar vetingu për shkak të pasurisë. U thirra herën e dytë. Ka qenë 31 dhjetor 1987. U thirra herën e dytë nga një Sekretar tjetër i Komitetit të Partisë, por ai ishte më I kulturuaar, më I qytetarëruar në diferencë nga ai dogmatiku i pare”, shprehet Mit’hat Havari.

Komunistët nuk i kanë trajtuar mirë robërit italianë të luftës, disa i vranë dhe i burgosën

Eksperti i sigurisë Mit’hat Havarit shprehet se në Shqipëri ka qenë instaluar diktatura më e egër dhe mizore në botë.
Përballë Helidon Halitit në emisionin ‘Mes dy botëve”, Mit’hat Havarit shprehet se viktima të komunistëve kanë qenë dhe shumë robër lufte italianë të cilët janë vrarë dhe u janë marrë rrobat. “Kjo e jona është shembëlltyra më e keqe dhe nuk ka në botë, nuk ka të krahasuar as me Rusinë, as me Bullgarinë, as me Rumaninë. Ne kemi qenë diktatura më e egër, më mizore që mund të ketë pasur ndonjëherë diktatura në botë. Për robërit e luftës kjo është një histori më vete. Në Dukat ka pasur disa robër lufte dhe i kanë trajtuar shkëlqyer. Por ka pasur të tjerë, një fshat ngjitur me Dukatin që ka ekzekutuar 8 italianë, robër lufte.

Në Bulqizë, Mehmet Shehu është akuzuar se ka vrarë 100 robër lufte bashkë me kolonelin e tyre. Kanë reaguar dhe fuqitë e mëdha, por ishte luftë dhe ia hodhën. Kanë vrarë dhe shumë robër italianë të lënë rrugëve. Musolini i la këtu dhe ata ngelën në duart e shqiptarëve, dhe shqiptarët u merrnin rrobat, i vrisnin dhe dilnin partizanë. Nuk u bënte përshtypje që ata ishin qenie njerëzore, sigurisht ishin pushtues, por ishin të pafajshëm. Nuk i kanë trajtuar mirë robërit e luftës pushteti komunist, bile i kanë futur edhe në burgje me akuza armiq të pushtetit, spiunë e ku e di unë”, shprehet Mit’hat Havari.

Related

Tags: dosjet e sigurimitkomunistetMithat Havarirrefimi
Previous Post

Edlira Devolli: Politikat sociale përcaktojnë masat që shërbejnë në luftën kundër varfërisë dhe parandalimit të saj

Next Post

Veliaj pret Presidentin dhe Sekretarin e Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit

Lajme të ngjashme

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

by redaktor2
06/06/2025
0

Një përvojë unike artistike dhe kulturore do të përjetohet në Tiranë nga data 9 deri më 12 qershor, në kuadër...

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.