Alesio Aliaj njhet si menaxheri i sukseshem i ‘Vipave’, i cili bëri të mundur qe Sardi Shehu të kaloj nga një dj restorantesh dhe clube shqiptare të performoj tashmë në Milano tek ‘Just Cavalli’ dhe Mykonos tek ‘Cavo Pardiso’ me Afrojack.
Së fundmi Dj Sardi ka folur gjatë një interviste në Australi, e cila ishte e mundësuar nga vetë Alesio. Ajo çka u vu re ishte se muzikanti nuk u pa në asnjë moment ta përmendte njeriun që e ndihmoi të dilte jashtë kufijve të Shqipërisë.
Kujtojmë se disa muaj me parë Alessio pati dhe një përplasje me Nora Istrefin e cila e akuzoi se ai nuk ka seriozitet ne organizimet e evenimenteve të tij. Aliaj iu kundërpërgjigj këngëtares me anë të një postimi në InstaStory ku shprehej se në fakt ishte ajo që nuk kishte seriozitet në punë. Ai ka sqaruar gjithashtu të gjithë eksperiencën e tij me këngëtaren duke theksuar se ka fakte për gjithçka që ajo kishte deklaruar.
“Në shkurt të këtij viti ftova dhe Nora Istrefin për të qenë pjesë e një koncerti në kuadër të Pavarësisë së Kosovës. Por duke qenë se ajo vinte nga larg e lejova që të bënte edhe një concert tjetër në Adelaide. (Të gjitha të faktuara me kontrata)
-Që natën e parë Nora dhe menaxherja e ndërruan pa leje suitën e hotelit ku po qëndronin me pretendimin se kishte zhurmë. Hotel në të cilin ka qëndruar më parë edhe Kida.
-Së dyti kur ditën e provës gjenerale shkuam për të bërë soundcheck, në praninë e Dj Sardit këngëtarja nuk kishte me vete as USB-në e këngëve të saj. (Këtu duke qartazi serioziteti i një artisti në punën e tij.)
-Së treti unë kam komunikuar disa herë me Norën dhe menaxheren e saj që të postonin posterin e koncertit, siç ka bërë çdo këngëtar shqiptar dhe i huaj, dhe ajo nuk e bëri deri sa kishte në dorë vizën e saj. (Madje edhe kur bëri një video për të treguar emrin e lokalit që do të performonte edhe atë e tha gabim. Nëse ju duhet juve mediave e kam atë video.)”- shkroi ndër të tjera Alesio Alia.