• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Karta e Studentit edhe në Universitetin e Vlorës, Manastirliu: Mbështetja për studentët me bursa dhe kredi me kosto të ulët

04/26/2024
in Sociale
Karta e Studentit edhe në Universitetin e Vlorës, Manastirliu: Mbështetja për studentët me bursa dhe kredi me kosto të ulët
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministria e Arsimit dhe Sportit përmbyll ciklin e marrëveshjeve për programin e Kartës së Studentit, për studentët e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, me nënshkrimin e marrëveshjes nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Karta e Studentit do të sjellë favore të shumëfishta për studentët e Universitetit të Vlorës, pas atyre të Universitetit të Tiranës, Durrësit, Korçës, Elbasanit, Shkodrës, Gjirokastrës dhe Kamzës, duke përmbyllur kështu ciklin e marrëveshjeve të Kartës së Studentit në çdo bashki që ka universitet në territorin e saj, që ofron mbështetje me shërbime për studentët në të gjithë Shqipërinë.

“Ne sot firmosim një marrëveshje angazhimi për Kartën e Studentit, një mekanizëm shumë i nevojshëm për mbështetjen e studentëve të cilët kanë zgjedhur të studiojnë në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës dhe që sigurisht kanë nevojë për mbështetje përgjatë gjithë viteve të tyre të studimit, përpos asaj mbështetjeje që jep qeveria për grupe të ndryshme të studentëve për të cilët ne kontribuojmë nëpërmjet uljes së tarifave, përgjysmimit të tyre apo tarifave zero. Gjithashtu edhe nëpërmjet bursave për grupe të ndryshme studentore, bursave sa paga minimale për studentët që kanë zgjedhur programet prioritare apo mbështetjes për studentët ekselentë. Tashmë dhe Karta e Studentit që do të bëhet një realitet i prekshëm menjëherë pas firmosjes së kësaj marrëveshjeje do të ofrojë një seri shërbimesh, të cilat lehtësojnë sadopak jetën e studentëve përgjatë gjithë ciklit akademik që ata marrin në qytete të ndryshme”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu theksoi gjithashtu angazhimin e qeverisë për mbështetjen për studentët edhe përmes bursave dhe kredisë studentore.

“Janë 50 mijë studentë në Universitete tona që mbështeten nëpërmjet bursave, reduktimit të tarifave apo tarifave zero. Këtë vit për herë të parë ne kemi bërë të mundur një tjetër instrument për atë kategori studentësh që duan të përfitojnë kredi të buta me interes të lehtësuar ku pjesën më të madhe të interesave të kredisë e mbulon shteti dhe ku ata nëpërmjet kësaj kredie të lehtësuar aksesojnë shërbime të ndryshme apo e bëjnë edhe më të lehtë jetën studentore”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Marrëveshja përfshin një sërë angazhimesh për mbështetjen e studentëve edhe nga ana e Bashkisë së Vlorës.

“Bashkia e Vlorës do të ofrojë një sërë shërbimesh të reduktuara në masën 50% për çdo student. Këtu kemi parasysh institucione, sportit dhe kulturës së qytetit të Vlorës, si teatër, bibliotekë, muze pallatin e kulturës, pallati i sportit, klubi Flamurtari apo palestra që do t’iu mundësojë studentëve përmes kartës shërbime me tarifa të reduktuara që do të mbulohen nga bashkia e Vlorës”, tha kryetari i Bashkisë Ermal Dredha.

Related

Previous Post

Përgatitje për zgjedhjet e 2025? Ende asnjë vendim për votën e diasporës, Basha takim me bashkëatdhetarët në Itali

Next Post

Begaj merr pjesë në panairin ndërkombëtar të bujqësisë në Lushnje: Falenderoj shqiptarët që pas emigracionit iu janë rikthyer tokave

Lajme të ngjashme

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

by redaktor2
07/17/2025
0

Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

by redaktor2
07/03/2025
0

Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbime...

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.