• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Me kanalizime dhe ndriçim LED, asnjë ndryshim nga qendra; Muhabetet me molotov do harrohen, puna mbetet”

04/27/2024
in Aktuale, Slider
“Me kanalizime dhe ndriçim LED, asnjë ndryshim nga qendra; Muhabetet me molotov do harrohen, puna mbetet”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve për rrugën e re në fshatin “Gurrë të Vogël”, nga ku komentoi edhe protestën e djeshme të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë. Rrugën e re është pajisur me kanalizime për ujërat e bardha e të zeza, mure mbajtëse e ndriçim LED, sheshe rekreative për fëmijët e të moshuarit, çka do të sjellë më shumë zhvillim, por edhe rritje të vlerës së pronës për banorët.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Veliaj u shpreh se është më e vështirë të punosh në shërbim të komunitetit, se sa të hedhësh një shishe me molotov, pasi në fund banorëve do u ngelen rruga, shkolla dhe kopshti.

“Për vitin tjetër sfida duhet të jetë që njerëzit të hapin sytë dhe të shohin kush punon dhe kush hedh bomba. Duhet me u thënë kush i bën punët, shkollat dhe rrugët. Për molotovët, jepja shishen edhe budallait më të madh dhe ai e hedh. Kurse për të bërë ndonjë punë, për të kapur lopatë, për të kapur kazmën, për të kapur rulin, eskavatorin, është një çikë më e vështirë. Në fund, mbetet rruga; ato muhabetet me molotov do harrohen. Rruga do mbetet, shkolla do mbetet, kopshti do mbetet”, tha Veliaj.

Ai shtoi se me asfaltimin e rrugës, rritet edhe vlerat e pronës në këtë zonë, duke marrë shembullin e fshatrave Qeha dhe Tagan. Ai u shpreh se parimi i Bashkisë së Tiranës eshte qenë një qytet që ecën me të njëjtën shpejtësi në qendër, ashtu edhe në periferi.

“Ee pashë edhe kur bëmë rrugën në Qeha: erdhën gjithë investitorët e Tiranës, duan me qenë afër rrugës, me ajër të pastër dhe pamje të jashtëzakonshme. Në këtë sens, edhe këtu do të vijnë investitorët, kjo është e pashmangshme. Ndodhi në Qeha, ndodhi në Tagan. Pra ku vjen rruga, vjen edhe zhvillimi. Vetëm një porosi kam, mos i shisni lirë tokat, se kemi bërë gjithë këtë investim. Parimi ynë ka qenë mos të kemi një Tiranë me dy shpejtësi, një me marsh të pestë, një me marsh të parë. Ne duam të kemi një Tiranë që ecën e gjitha me një shpejtësi. Çfarë taksash marrim te kullat atje poshtë, të kemi mundësi t’i investojmë këtu. Çfarë vilet nga biznesi, industria dhe kompanitë celulare, të shpërndahet edhe në katund. Fakti që sot në Petrelë kemi hedhur më shumë asfalt se në 100 vite të Tiranës kryeqytet, më bën të ndihem krenar dhe ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe për gjithë bashkëpunimin”, tha Veliaj.

Ai vlerësoi bashkëpunimin e banorëve të zonës për të përfunduar në kohë asfaltimin e rrugës, për të mirën e përbashkët të komunitetit. “Ka njerëz, siç ka ndodhur këtu në Gurrë të Vogël, që ndoshta janë më të varfër se ata në Tiranë, por e kanë zemrën më të pasur dhe thonë: “Hallall një metër, vetëm të mos bëjmë sherr, vetëm të bëhet rruga, vetëm kalamajt mos t’u prekë këmba baltë, vetëm mos të na bjerë kodra nga erozioni”. Ky bashkëpunim që kam parë këtu në Gurrë të Vogël ka qenë i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj me gjithë zemër se na e keni bërë shumë kollaj këtë punë. Ta gëzoni dhe paçi vetëm gëzime dhe të mira”, tha Veliaj.

Projekti i përfunduar nga Bashkia e Tiranës përveç asfaltimit, ka bërë të mundur edhe rehabilitimin e akseve rrugore dhe rikualifikimin urban të hapësirës së sheshit qendror të fshatit, duke realizuar një hapësirë të përshtatshme për banorët dhe automjetet.

Related

Tags: asfaltimin e rrugës në Gurrë të VogëlVeliajzhvillim
Previous Post

Paralajmëroi largimin nga politika? Kryemadhi: Fraksione? S’jam pro. Jam gladiatore që eci mbi taka, prioriteti im 3 fëmijët

Next Post

Rithemelimi, Vangjeli denoncon urdhërin e Belinda Ballukut: SPAK të hetojë procedurat e 3449 tenderave! Si u penalizuan nga gara kompanitë e huaja

Lajme të ngjashme

Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer në një shfaqje

Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer në një shfaqje

by redaktor2
09/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej disa muajsh....

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

by redaktor2
09/11/2025
0

Ish-ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu reagoi për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama e shpalli kandidate për Bashkinë e...

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

by redaktor2
09/11/2025
0

Deputeti i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë. Në dalje nga...

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

by redaktor2
09/11/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sërish në detyrë Gazment Bardhin si kreun e Grupit të PD-së. Poste...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E gjithë vëmendja tek Rita Ora me pozat si Virgjëresha Mari
  • Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”
  • Gjykata e Posaçme merr vendimin, lë në arrest shtëpie avokatin Besart Logu! SPAK e akuzon se tentoi …
  • Po arratisej nga Italia i fshehur në kamionin me pajisje elektrike, kapet në port shqiptari! I kërku…
  • Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer…
  • Tentuan të shisnin kanabis, pranga tre personave/ Lezhë, braktisën mjetet pasi u pikasën nga policia
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.