• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Balluku inspekton punimet për nënstacionin e ri elektrik të Velipojës: Masa për një sezon të suksesshëm turistik

04/27/2024
in Politikë, Slider
Balluku inspekton punimet për nënstacionin e ri elektrik të Velipojës: Masa për një sezon të suksesshëm turistik
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Velipojë ka nisur puna për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik, i cili do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji elektrike në pjesën turistike, por edhe gjithë zonën përreth. Nënstacioni i ri do të ketë kapacitete disafish më shumë se nënstacioni aktual ndërsa do të ndikojë edhe në uljen e humbjeve në rrjet.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtori i OSSH, Blendian Dalipi inspektuan nga afër punimet, ku ky i fundit bëri të ditur detaje mbi ecurinë e këtij projekti.

“Ndërtesa është e re, panelet e komandimit, sallat e mbrojtjes, nivelet e shërbimit, serviset për punonjësit do jenë të gjitha të një standardi ashtu siç koha i kërkon. Ky nënstacion do ngrihet edhe 60 centimetra nga niveli zero, për të shmangur ndonjë problematikë që mund të shfaqet me ujërat apo përmbytjet”, tha Dalipi duke sqaruar se ky nënstacion është i nivelit 110 kilovolt, 35 dhe 20 kilovolt.

Ministrja Belinda Balluku tha se po investohet për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në disa zona të vendit, ku fokusi më i madh është në zonat turistike. Balluku theksoi se parashikimet flasin për një fluks të lartë turistësh që pritet të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij viti, prandaj janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën e furnizimit me energji elektrike.

“Duke qenë se ky do të jetë një sezon shumë i rëndësishëm, priten mbi 14 milionë vizitorë në Republikën e Shqipërisë, sigurisht ne na duhet që disa nga këto kantiere të hapura, t’i çojmë dhe më shpejt përpara. Madje edhe ato që kanë nisur para pak kohësh duhet të përfundojnë për sezonin 2025. I gjithë fokusi në këto momente ndodhet në zonat turistike, por pa përjashtuar edhe Tiranën që ka të gjithë vëmendjen tonë. Jemi të përgatitur për ta përballuar me sukses këtë sezon”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se investimet e reja që po realizohen në të gjithë vendin do të ndikojnë edhe në uljen e humbjeve të energjisë në rrjet.

“Kanteret e reja duhet të ecin dhe duhet të dorëzohen para afatit. Nga ana tjetër është përballimi i një sezoni turistik sfidues i cili nga çfarë duket po nis shumë përpara se ne ishim mësuar. Dikur niste sezoni në korrik, tani ka nisur që në prill. Unë kudo që shkoj për të inspektuar edhe njësitë e hotelerisë të cilat kanë procese përmirësuese në këto momente i gjej pothuajse plot një pjesë të tyre. Ndërkohë detyra e tretë dhe më e rëndësishmja është ulja e humbjeve. Objektivi është që 1 janar 2025 të na gjejë, pikërisht për shkak të këtyre investimeve të mira që ne po bëjmë sot, me 17.93% humbje teknike, krahasuar me 45% të vitit 2013. Një ndryshim i jashtëzakonshëm në këtë dekadë”, nënvizoi Balluku.

Në nënstacionin e ri elektrik të Velipojës do të instalohen dy transformatorë me tre nivele tensioni, duke e çuar fuqinë e këtij nënstacioni në 50 mega.

Related

Previous Post

Rithemelimi, Vangjeli denoncon urdhërin e Belinda Ballukut: SPAK të hetojë procedurat e 3449 tenderave! Si u penalizuan nga gara kompanitë e huaja

Next Post

Rike me një mesazh për Rozën: Me ty deri në fund!

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.