• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Mit’hat Havari në “Mes dy botëve”: ‘97 e ka organizuar dhe stimuluar Sali Berisha, s’kanë punë grekërit fare; Saliu si Enveri, donte pushtetin”

04/28/2024
in Slider, Sociale
Mit’hat Havari në “Mes dy botëve”: ‘97 e ka organizuar dhe stimuluar Sali Berisha, s’kanë punë grekërit fare; Saliu si Enveri, donte pushtetin”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ish-drejtuesi I lartë i Policisë së Shtetit Mit’hat Havari deklaron se Sali Berisha është përgjegjësi I vetëm i shkatërrimit të shtetit në vitin 1997. Në “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në TVSH, njeriu i hekurt që vendosi rendin në qarqet më problematike si Berati, Shkodra, Elbasani, rrëzon poshtë idetë e hehdura në media se pas atyre trazirave fshihen agjentura. “Unë di një gjë, që ‘97 e ka organizuar, themeluar dher stimuluar një emër, dhe ai është Sali Berisha, s’ka dorë të dytë, s’kanë punë grekërit fare. Po të ishte ai demokrat, po të kishte gen demokrati, ti s’mund të jesh i përjetshëm. Populli shqiptar ishte i papërgatitur për një demokraci liberale ku u gjend të nesërmen, pa punë dhe shumë shpejt reflektoi dhe ia dha votat të majtës. S’donte t’i rrëzohej pushteti, se do e merrte siç e mori në 2005. Do e merrte se dhe të majtët nuk ishin të përgatitur për demokracinë. Unë kam punuar me të majtët nga ‘97 dhe janë bërë shumë gabime dhe gafa të rënda sa mbërriti deri aty sa me votë të lirë fitoi e djathta, kanë qenë zgjedhje të lira të 2005’s”, nënvizon ai. Havari e krahason Sali Berishën me Enver Hoxhën pasi të dy vunë para vendit interesin për pushtet. “Në vitin 1997 qeveria destruktive që drejtohej nga Sali Berisha me firmat piramidale, ra dhe unë jam gëzuar identik si me komunizmin. Anarshia, armët në duart e popullit, u shkatërrua gjithçka, depo armatimi në duart e njerëzve të thjeshtë, krimi i rrugës, vrasjet, grabitjet, prostitucioni që rrëmbenin vajzat dhe i çonin në perëndim, terrore të papara në 100 vitet e fundit ndodhnin pikërisht aty. E gjitha kjo për shkak të pushtetit. Nëse Enver Hoxha mbajti ato qëndrime me ato raprezalje dhe presion për shkak të pushtetit dhe Sali Berisha me të tijët, por kryesisht ai , është përgjegjësi I vetëm dhe s’ka të dytë për shkak të pushtetit. U krijua Qeveria e Pajtimit Kombëtar me Bashkim Finon kryeministër dhe mua më thirrën. Ministër i Brendshëm në atë kohë ishte Neritan Ceka. Më ofruan Beratin. Në Berat ishte bërë batërdia. Para meje kishin thirrur nja 4-5 oficera të majtë, të pushtit dhe nuk kishin pranuar, kishin refuzuar nga frika. Sigurisht unë shkova, e prisja, e ëndërroja Beratin dhe këtë më shumë për t’i thyer hundët atij ministri që mbajti qëndrimin ndaj meje në 95 kur isha shef kabineti, por dhe më shumë se kaq dhe për ideale. Shkova në Berat dhe ishte shkrumbuar qyteti i gjithë, ishin fshehur të gjithë, tanke, topa, mitraloza hedhur rrugëve, shtëpi të shkatërruara. Për 7 muaj me një punë titanike, ku janë vrarë dhe 2 kriminelë nga policia dhe mua nuk mu vra asnjë polic, ktheva rendin. Atëherë ishte kryeministir Fatos Nano për të cilin unë kam respekt. Ka qenë një kryeministër intelektual, inteligjent.Ka bërë burg politik nga kundërshtari politik, u ngrit dhe hodhi teorinë e gjithëpërfshirjes. Gjithëpërfshirja isha dhe unë aty se isha shqiptar dhe s’ka rëndësi nëse isha i majtë apo i djathtë. Z. Nano më emëroi në Shkodër, e cila ishte vendi i trazirave”, deklaroi Havari.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: mes dy boteveMithat Havarirrefim
Previous Post

“Tirana po ecën me shpejtësi të jashtëzakonshme”, Veliaj për protestën e opozitës: “Dogjën një monument kulture, akt jo patriotik”

Next Post

Drejt përfundimit rikonstruksioni i Poliklinikës së Specialiteteve Shkodër, Koçiu: Shërbim për rreth 200 mijë banorë

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.