Kjo godina në krah të djathtë të fotos ka qenë njësoj si ajo përballë. Pra një pallat i vjetër, me tulla të kuqe, pa fasadë, i ndërtuar kushedi se në cilin vit. Komuniteti i banorëve të pallatit në proces ndërtimi fasade dhe termoizolimi është koordinuar me njëri tjetrin nën regjinë e administratorëve dhe kanë kanë nisur investimin e përbashkët. Natyrisht që jo të gjithë i ka gjetur me lekët gati ky investim, megjithatë, është gjetur zgjidhja edhe për ata që në këto momente nuk mund t’i përgjigjeshin situatës me të gjithë kontributin që i takonte në mënyrë përpjestimore. Banorët që jetojnë në pallate të ndërtuara para viteve 90, por jo vetëm, përmes Fondit të Komunitetit mund të përfitojnë projekte për rregullimin e fasadës, termoizolimit, por dhe për instalimin e ashensorëve.
Për projektet që miratohen gjysmën e shpenzimeve e paguajnë banorët ndërsa gjysmën tjetër bashkia e Tiranës.
Administratorët e pallateve, të zgjedhur nga asambleja e banorëve dhe të certifikuar nga bashkia janë ata që kryejnë procedurat, që nga marrja e dakordësisë nga të paktën 75% e banorëve. Bashkia ka ndryshuar udhëzimin, çka mundëson trajtim të veçantë për disa kategori.
Persona që ekzistojnë në certifikatën e pronësisë që janë pensionistë, persona me aftësi të kufizuar apo me ndihmë ekonomike përfitojnë 100 për qind të grantit. Kjo ka bërë të mundur dhe rritjen e numrit të aplikimeve. Fondi i Komunitetit ka nisur të aplikohet që prej 2017-ës.
“S’ka çfarë më duhet më jeta”- Gjyshi i Martin Canit flet nga protesta: Duam vetëm drejtësi
Gjyshi Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij më 18 nëntor pranë shkollës Fan Noli, ka folur...