Këshilltarët socialistë propozojnë emërtimin e një rruge në kryeqytet me emrin e ish-deputetit demokrat Tomor Malasi , njëherësh dhe ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës. Përtej bindjeve politike, janë vetë socialistët ata që i propozojnë edhe këshilltarëve të opozitës që të votojnë me unanimitet për vendosjen e emrit të Tomos Malasit një rruge në kryeqytet.
Tomor Malasi ka qenë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe ka ushtruar funksionin e Nënkryetarit të Kuvendit gjatë viteve 1992- 1996.
Me zhvillimin e zgjedhjeve të para pluraliste në vend, më 31 mars 1991 Kuvendi i dalë nga këto
zgjedhje vendosi që Kryetari i Bashkisë të emërohej nga partia fituese. Në po këtë vit kryetar i
Bashkisë së Tiranës u caktua Tomor Malasi, detyrë që e ushtroi deri në vitin 1992. Ai u nda nga jeta në 08.07.2023, në moshën 87-vjeçare.
“S’ka çfarë më duhet më jeta”- Gjyshi i Martin Canit flet nga protesta: Duam vetëm drejtësi
Gjyshi Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij më 18 nëntor pranë shkollës Fan Noli, ka folur...