Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj si dhe ajo për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilluan sot një takim me fermerë, blegtorë e përfaqësues të agrobiznesit.
Më anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Denaj tregon që Skemën e Garancisë Sovrane për bujqësinë do ta sjellin sa më parë në funksion të fermerëve.
Postimi i Anila Denaj:
Bashkë me kolegen Delina Ibrahimaj, thirrëm në tryezën e diskutimit fermerë, blegtorë e përfaqësues të agrobiznesit, për të dëgjuar dhe folur mbi nevojat e tyre konkrete, me qëllim hartimin e politikave sa më efikase që i japin zgjidhje kërkesave të grupeve të interesit të investuar në këtë sektor.
Mbështetja e investimeve të sipërmarrjes bujqësore është një prioritet i ynë, për të rritur rendimentin dhe ofruar cilësi të kontrolluar në çdo hallkë të zinxhirit prodhues nga ferma në tavolinën e konsumit. Në gjithë këtë proces mbështetja financiare direkte nga buxheti i shtetit nuk do të mungojë, por ne synojmë që ajo të zgjerohet edhe nëpërmjet instrumentave të tjerë për aksesin në financë, sikundër është Skema e Garancisë Sovrane për bujqësinë për të cilën po punojmë ta sjellim sa më parë në funksion të fermerëve.
![](https://i0.wp.com/albaniatimes.net/wp-content/uploads/2024/05/440754757_970410014662138_5918128297684687369_n.jpg?resize=1024%2C683&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/albaniatimes.net/wp-content/uploads/2024/05/440758644_970409771328829_7111099849494649864_n.jpg?resize=1024%2C661&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/albaniatimes.net/wp-content/uploads/2024/05/440770468_970409821328824_7039310822151599118_n.jpg?resize=1024%2C648&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/albaniatimes.net/wp-content/uploads/2024/05/440778456_970410047995468_4734146056553769430_n.jpg?resize=1024%2C704&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/albaniatimes.net/wp-content/uploads/2024/05/440795010_970409994662140_4741766787039469815_n.jpg?resize=1024%2C683&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/albaniatimes.net/wp-content/uploads/2024/05/440857460_970409837995489_382138739644566043_n.jpg?resize=1024%2C683&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/albaniatimes.net/wp-content/uploads/2024/05/441277514_970410114662128_4344050438485825029_n.jpg?resize=1024%2C693&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/albaniatimes.net/wp-content/uploads/2024/05/441286121_970410037995469_6660271111963093552_n.jpg?resize=1024%2C683&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/albaniatimes.net/wp-content/uploads/2024/05/441306949_970410071328799_1579885387943972100_n.jpg?resize=1024%2C693&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/albaniatimes.net/wp-content/uploads/2024/05/441325101_970409797995493_3724791736960769383_n.jpg?resize=1024%2C683&ssl=1)