• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, Koçiu: Rritëm pagat mbi 70%, 100% deri në fund të këtij mandati

05/12/2024
in Aktuale, Slider
Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, Koçiu: Rritëm pagat mbi 70%, 100% deri në fund të këtij mandati
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve gjatë së cilës u çel edhe ekspozita “Historia e Uniformave të Infermierit ndër shekuj”.
Fokusi i kësaj ekspozite ishte rrëfimi nëpërmjet fotografisë i të gjithë rrugëtimit të infermierisë shqiptare që nga fillesat e saj që përkojnë me themelimin e shtetit të pavarur shqiptar, duke prekur të tashmen dhe shkuar drejt së ardhmes.
Gjatë fjalës së saj, ministrja Koçiu theksoi se në 10-vjet të një reforme të thellë e të paprecedentë të sistemit tonë mjekësor, kryefjala ka qenë rikthimi i dinjitetit të profesionit për bluzat e bardha.
“Për shumë kohë, punonjësit e sektorit të shëndetësisë në Shqipëri kanë qenë të keqpaguar, e shpesh edhe të keqtrajtuar. Prandaj, jam krenare që gjatë këtyre 10 viteve të fundit kemi kryer një reformë të paprecedentë në sistemin shëndetësor ku kryefjala ka qenë gjithmonë rikthimi i dinjitetit të profesionit për të gjithë ju. Është punuar dhe po vijojmë të punojmë në mënyrë të vazhdueshme për të përmirësuar kushtet e punës. Në këtë periudhë, me dhjetëra spitale dhe mbi 400 qendra shëndetësore janë pajisur me një infrastrukturë bashkëkohore me pajisje të cilat ua lehtësojnë akoma më shumë punën dhe që bëjnë një qasje të re të trupës së sistemit të shëndetësisë”, deklaroi ajo.
Koçiu shtoi se “flasim shumë për standardet europiane, por jemi të vetëdijshëm se është e pamundur t’i ofrosh pacientit një standard të lartë trajtimi, nëse pikë së pari nuk ia ofron këtë standard vetë stafit që duhet të trajtojë këta pacientë”.
Më tej, ministrja u ndal edhe te punësimi nëpërmjet portalit Mjekë dhe Infermierë për Shqipërinë duke shtuar se “do të vijojmë të përmirësojmë hap pas hapi shpërblimin financiar dhe kushtet me të cilat ju punoni”.
“Pagat janë rritur mbi 70% dhe do të vijojnë të rriten. Është një angazhim i marrë nga Kryeministri Rama, nga qeveria shqiptare për t’i rritur me 100% deri në fund të këtij mandati. Përmes portalit janë mbi 5500 teknike të shkencave mjekësore të cilët janë rekrutuar dhe kanë filluar punë në sistemin tonë shëndetësor ku kryefjalë është meritokracia”, theksoi ajo.
Ministrja tha se “në korrik të këtij viti do të ketë një tjetër rritje për rreth 20 mijë infermierë prej 15 mijë lekë të reja dhe 20 mijë lekë të reja për mjekët e familjes”.
Ministrja u ndal edhe te një tjetër angazhim i ndërmarrë siç është ngritja e Mjekësisë Familjare, të cilat janë qendra që do të ofrojnë një shërbim me të gjitha specialitetet për qytetarët.
Sipas saj, infermierët pritet të kenë një rol shumë të rëndësishëm në mbarëvajtjen e këtyre qendrave.
“Dua të ndaj me ju projektin e Mjekësisë Familjare ku po punojmë për të hapur 10 të tilla deri në vitin 2025. Aktualisht kemi një qendër që po punojmë dhe do ta hapim shumë shpejt dhe është Qendra Shëndetësore Nr. 10 dhe padiskutim infermierët kanë një rol të jashtëzakonshëm. E ndërkohë që jemi edhe në sezoni turistik, janë qendrat shëndetësore verore të cilat infermierët janë pika kyçe e shërbimit që do të ofrohet në qendrat shëndetësore, Këtë vit kemi 34 qendra shëndetësore verore të cilat do të hapen nga 1 qershori deri në 30 shtator”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Dita nderkombetare e infermieritMinistrja Kociu
Previous Post

“Më tha që është beqare”, Mariana “ngacmon” Dijonisin për Himenën

Next Post

“Mazhoranca vendosi përjashtimin e opozitës nga komisioni për Shëndetësinë”, Vokshi thirrje Lindita Nikollës: Ktheji në shina!

Lajme të ngjashme

“Defender Europe 25”/ Përfundon stërvitja e FA me ushtrinë amerikane, VanHorn: Rajoni bëhet më i sigurt

“Defender Europe 25”/ Përfundon stërvitja e FA me ushtrinë amerikane, VanHorn: Rajoni bëhet më i sigurt

by redaktor2
06/09/2025
0

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” u përmbyll me një ceremoni të veçantë, të organizuar në Ditën e Vizitorëve të Shquar....

Bajram Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi! Presidenti kërkon më shumë bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës, për të mbrojtur të drejtat ligjore!

Bajram Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi! Presidenti kërkon më shumë bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës, për të mbrojtur të drejtat ligjore!

by redaktor2
06/09/2025
0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetohet, kurrë nuk do gjendet një shkelje ligji nga Presidenti Meta. Çështja kalon në Strasburg

Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetohet, kurrë nuk do gjendet një shkelje ligji nga Presidenti Meta. Çështja kalon në Strasburg

by redaktor2
06/09/2025
0

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp reagoi pas vendimit të marrë sot...

Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Për by**n tuaj të përdredhur…

Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Për by**n tuaj të përdredhur…

by redaktor2
06/09/2025
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar me tone të ashpra pas vendimit të KAS për rinumërimin e rreth...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “Një ditë vetëm, në detin më të bukur që njoh” – Xhensila Myrtezaj i vë “flakën” rrjetit, publikon f…
  • Kush janë 4 kandidatët për të marrë drejtimin e “FBI shqiptare”?
  • “Defender Europe 25”/ Përfundon stërvitja e FA me ushtrinë amerikane, VanHorn: Rajoni bëhet më i sig…
  • Bajram Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi! Presidenti kërkon më shumë bashkëpu…
  • Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetohet, kurrë nuk do gjendet një shkelje ligji nga Presidenti Meta. Ç…
  • Egli Tako sqaron arsyen e zhdukjes së projekteve muzikore nga YouTube
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.