• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Bashkë për shëndetin mendor”, Koçiu: Forcim i kapaciteteve të diagnostikimit dhe trajtimit në Spitalet Rajonale

05/14/2024
in Slider, Sociale
“Bashkë për shëndetin mendor”, Koçiu: Forcim i kapaciteteve të diagnostikimit dhe trajtimit në Spitalet Rajonale
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin me temë “Bashkë për shëndetin mendor”.
Në këtë aktivitet të organizuar në kuadër të Javës Evropiane të Shëndetit Mendor nga Urdhëri i Psikologut merrnin pjesë edhe presidentë të shoqatave dhe urdhërave nga të gjithë vendet e Evropës ku këtë vit Shqipëria ishte vendi pritës i Semestrit të Federatës Evropiane të Psikologëve (EFPA).

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu theksoi se evente si ky janë shumë të rëndësishëm për të gjeneruar energji dhe ide të reja, si dhe për të angazhuar të gjithë qytetarët në këtë betejë gjithmonë e më vendimtare që është beteja për shëndetin mendor.
Ajo u shpreh se kjo është një betejë e vështirë, por që mund të fitohet vetëm me solidaritet, empatinë dhe mbështetjen e të gjithë shoqërisë dhe institucioneve duke shtuar se nuk ka shëndet, pa shëndet mendor.

Koçiu solli në vëmendje miratimin e Planit të Veprimit për Shëndetin Mendor 2023-2026 në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030, për përmirësimin e programeve mbështetëse socio-shëndetësore të shëndetit mendor, si dhe burimeve e kapaciteteve për zbulimin e hershëm dhe ndërhyrjet për çrregullimet e shëndetit mendor.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për të forcuar kapacitetet tona në drejtim të parandalimit, diagnostikimit, trajtimit dhe ofrimit të shërbimeve të shëndetit mendor. Aktualisht, jemi duke zbatuar një plan të detajuar veprimi 2023-2026, i cili shtrin efektet e tij në të gjithë sistemin parësor dhe atë spitalor. Kemi ngritur shërbimet alternative për persona që preken nga probleme të shëndetit mendor si dhe kemi punuar për të integruar shërbimet sociale dhe ato shëndetësore”, nënvizoi Koçiu.
Ministrja deklaroi se “i kemi dhënë përparësi mirëqënies së mendjes duke e vendosur në qendër të axhendës dhe vizionit tonë për shëndetësinë 2030”.
“Duke njohur rëndësinë kritike të shëndetit mendor, një tjetër pikë jashtëzakonisht e rëndësishme është rritja e aksesit dhe mbulimit pranë banesës. Për të arritur këtë qëllim, jemi aktualisht duke zbatuar një program kombëtar për trefishimin e numrit të psikologëve të punësuar në sistemin publik”, vijoi ajo.
Koçiu nënvizoi se “po punojmë për të shtuar gamën e shërbimeve shëndetësore që do të ofrohen për qytetarët afër vendbanimit, fuqizimin e rolit dhe përfshirjen e psikologut apo punonjësit social, logopedit dhe fizioterapistit, si pjesë e strukturave së qendrave shëndetësore”.
Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se kanë miratuar protokollet e reja për menaxhimin e problemeve të shëndetit mendor në kujdes parësor dhe rishikimin dhe përditësimin sipas protokolleve ndërkombëtare të mirërritjes së fëmijëve.
Gjatë fjalës së saj, Koçiu u ndal edhe te investimet ku po vijohet me mbështetjen e buxhetit të shtetit dhe të MSHMS-së në institucionet ku ofrohen shërbime të specializuara të shëndetit mendor si rikonstruksioni i Spitalit Psikiatrik Vlorë dhe i Spitalit Psikiatrik Elbasan.
“Janë fuqizuar shërbimet e shëndetit mendor në nivel komunitar, në qendrat që kanë ekipe multidisiplinore në gjendje për të trajtuar me efikasitet fëmijët dhe adoleshentët”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Plan i ri i Veprimit për shëndetin mendor synon të rrisë angazhimet e MSHMS-së për mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit mendor të qytetarëve drejt mbulimit shëndetësor universal nëpërmjet ndërhyrjeve të integruara shëndetësore dhe sociale në përgjigje të sfidave shëndetësore së tashmes dhe së ardhmes, si dhe bazuar në mësimet e nxjerra në të kaluarën.

https://www.facebook.com/share/v/PeGQcGY5zSPdfSjT/?mibextid=WC7FNe

Related

Tags: Ministrja Kociushendeti mendorSpitalet Rajonale
Previous Post

Adriana Kalaja: “Mallkuar 99% e Tiranës që nuk del në protestë, jeni të gjithë me Veliajn”

Next Post

Veliaj pret CEO-n e AADF, Michael Granoff: “Dy projekte të reja për edukimin digjital; Ambicia ime, Tirana kryeqyteti digjital i Europës Juglindore”

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.