• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Klevis Balliu nxjerr dokumentet: Kompleksi sportiv “Dajti” u është transferuar ndërtuesve të mëdhenj

05/17/2024
in Politikë, Slider
Klevis Balliu nxjerr dokumentet: Kompleksi sportiv “Dajti” u është transferuar ndërtuesve të mëdhenj
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Me anë të një deklarate, Klevis Balliu ka denoncuar se “Rama e Veliaj u transferojnë ndërtuesve të mëdhenj kompleksin e fundit sportiv në Tiranë, Dajtin”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Balliu ka nxjerrë edhe disa dokumente, që sipas tij e faktojnë këtë gjë, ndërsa thekson se “e gjithë çështja ndaj Sali Berishës është një flluskë sapuni politik përgatitur nga SPAK.

“Ndërkohë që lideri i opozitës Sali Berisha, prej 136 ditësh është në burgim politik, nën hetim për kompleksin Partizani të kthyer pronarëve legjitimë, Edi Rama dhe Erion Veliaj u kanë transferuar ndërtuesve të mëdhenj kompleksin e fundit sportiv në Tiranë, Dajtin”, shkruan Balliu.

DEKLARATË E KORDINATORIT RAJONAL TË TIRANËS, KLEVIS BALLIU:

Ndërkohë që lideri i opozitës Sali Berisha, prej 136 ditësh është në burgim politik, nën hetim për kompleksin Partizani të kthyer pronarëve legjitimë, Edi Rama dhe Erion Veliaj u kanë transferuar ndërtuesve të mëdhenj kompleksin e fundit sportiv në Tiranë, Dajtin.

Kjo fakton se e gjithë çështja ndaj Sali Berishës, përpos skandaleve të gjyqtares me 3 mbiemra, është një flluskë sapuni politik përgatitur nga SPAK. I vetmi themel i tyre është interesi për ruajtjen e pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Erion Veliajt që i trajtojnë si kolegë.

Për të vërtetuar njëanshmërinë dhe kapjen e SPAK, në procesin politik kundër kryetarit të PD Sali Berisha qytetarët duhet të dinë se:

‘Qendra Sportive Tiranë’ e drejtuar nga Fatjon Dhuli në varësi të Bashkisë Tiranë më 11 Gusht 2023 ka publikuar zhvillimin e procedurës së prokurimit i ndarë në 2 lote me objekt:

Rehabilitimin e ambienteve tek kompleksi ‘Fushat sportive Pishinat’ dhe ‘Rehabilitimin e ambienteve tek kompleksi ‘Dajti’

Më 11 Shtator 2023 shpallet fituesi i njëjtë për dy procedurat e ndryshme, bashkimi i operatorëve ‘Pepa Group Group’ sh.p.k. – ‘Active’ sh.p.k

Pasi shpallet fituesi më 4 Dhjetor 2023 procedurat anulohen me arsyetimin se dokumentet e tenderit përmbanin gabime dhe mangësi të rëndësishme.

Pra pasi kanë pritur dhe vlerësuar ofertat, shpallur dhe fituesin, Autoriteti kontraktor kujtohet se dokumentet kishin gabime e mangësi.

Arsyeja e vërtetë është se Autoriteti Kontraktor shkeli ligjin e prokurimit publik me qëllim ndërtimin e kullave në terrenin e fundit sportiv të mbetur në kryeqytet.

Erion Veliaj më 28 dhjetor 2021 i ka hapur rrugë tjetërsimit të terrenit, ndërtimit të pallateve aty ku ndodheshin disa mjedise sportive.

Vendimi i datës 28 dhjetor 2021, në këtë mënyrë i hap rrugë betonizimit të një tjetër copëze nga ajo pak hapësirë që i ka mbetur sportit.

Bashkia Tiranë përmes këtij vendimi miratoi PDV-në, ku është ndryshuar përdorimi i truallit në zonën e fushave të futbollit të njohur si ‘Kompleksi Dajti’ si truall për ndërtim. Ky vendim i Bashkisë i ndryshoi destinacionin e fushave sportive.

‘Hora Vertikale’ është kulla 41 katëshe që u miratua nga Edi Rama në tetor 2023.

Shihni pra të nderuar qytetarë se si institucionet e kapura të drejtësisë po përdoren nga pushteti i korruptuar politik për te ngritur çështje te rreme kundër liderit te opozitës per te forcuar lideret e korrupsionit Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Edhe pse nga vendimi i qeverisë Berisha kanë përfituar qindra pronarë, ndërsa nga vendimi i Rama-Veliaj as një qytetare nuk ka mare pronën e vet thjesht pushteti ka bërë biznesin e vet

SPAK nuk bën dallimin.

Për një arsye të thjeshtë. SPAK ka vetëm një gjë të POSAÇME: sulmin kundër opozitës duke filluar nga lideri i saj.

Related

Previous Post

Rama publikon pamjet nga Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin: Puna vazhdon

Next Post

Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim një ish-zyrtarë i lartë i policisë në Lezhë dhe dy të tjerë

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.