• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj pret Presidentin e Rajonit të Pavarur Friuli-Venezia-Giulia, Massimiliano Fedriga: “Tirana, qytet Europian dhe partner strategjik në bashkëpunimin mes dy vendeve”

05/24/2024
in Aktuale, Slider
Veliaj pret Presidentin e Rajonit të Pavarur Friuli-Venezia-Giulia, Massimiliano Fedriga: “Tirana, qytet Europian dhe partner strategjik në bashkëpunimin mes dy vendeve”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidentin e Rajonit të Pavarur Friuli-Venezia-Giulia, Massimiliano Fedriga, dhe ekipin drejtues që e shoqëronte në vizitën e tij në kryeqytetin shqiptar. Presidenti Fedriga vlerësoi punën e bërë për transformimin e Tiranës, duke e konsideruar atë si një partner strategjik në bashkëpunimin mes dy vendeve. Ai nënvizoi faktin se forcimi i këtij bashkëpunimi, si dhe shfrytëzimi i mundësive për investime, do të jetë një shtysë e rëndësishme drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Shqipëria, dhe veçanërisht Tirana, përfaqësojnë një partner strategjik dhe thelbësor për mundësitë reciproke që mundemi të ndërtojmë së bashku. Sipërmarrjet italiane do munden të gjejnë mundësi të madhe për të investuar në sektorin e inovacionit këtu sepse mund të jenë oportunitete jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë hapësirën e Ballkanit, në të cilën Shqipëria është pikë referimi me kryeqytetin e saj, Tiranën. Trieste, qartësisht qendra e Friuli-Venezia-Giulias, ka një marrëdhënie të veçantë me Mesdheun, sikurse në rastin e “Kryeqytetit Europian të Kulturës”, Gorica dhe Nova Gorica, dhe të “Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut”, Tiranës. Pasuar nga marrëveshjet e lidhura me Shqipërinë unë besoj se Tirana, që më duhet të them edhe falë punës së jashtëzakonshme që ju keni bërë në këtë qytet, duke e transformuar në një qytet europian, mund të gjenden mundësi të rëndësishme për të ndërtuar së bashku një të ardhme evropiane”, theksoi ai.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi mikpritjen dhe raportin special që ekziston me Italinë, duke përmendur disa nga arritjet dhe bashkëpunimet mes dy vendeve, që konsiderohen tashmë si histori suksesi. Kreu i Bashkisë vuri theksin në nevojën e rritjes së këtij bashkëpunimi në të ardhmen, përmes nxitjes së sipërmarrjeve e projekteve në fusha të ndryshme.

“Duam të bëjmë më shumë. Kemi disa ambicie të përbashkëta, ambicie digjitalë, për të shkuar në punët e gjeneratës së re, me qendrat kërkimore që ju keni, me Piramidën, me Zonën e Lirë Ekonomike që kemi, por edhe në nivel bashkish. Ajo që mund të bëjmë me Triesten, po t’i referohemi historisë kemi bërë shumë në të kaluarën, duhet të bëjmë shumë edhe në të ardhmen. Ne kemi disa eksperienca pozitive: për shembull, bëjmë pastrimin e qytetit me Bashkinë e Veronës, po punojmë me Venecian, me të cilën sapo u binjakëzuam për vitin e kulturës, ndaj më duket ideale propozimi që Gorica, që do të jetë kryeqyteti Europian i Kulturës dhe Tirana që do të jetë vitin tjetër Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, mundet të shkëmbejnë një aktivitet të përbashkët kulturor, por mbi të gjitha raportet mes bizneseve. Shoh që sipërmarrja e rajonit tuaj, do të ishte ideale për të qenë në zonën tonë të lirë ekonomike, ose për të parë disa nga punët e qytetit që ne mund t’i bëjmë në një bashkëpunim”, u shpreh kryebashkiaku.

Related

Tags: Massimiliano Fedriga: “TiranatakimVeliaj
Previous Post

Për Ermalin dhe gazetarët e rrallë si ai

Next Post

Rama: Pista e biçikletave më 1 Qershor. Në Tiranë 84 kënde lojërash, 101 kopshte/çerdhe dhe 41 shkolla të reja

Lajme të ngjashme

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

by redaktor2
06/06/2025
0

Një përvojë unike artistike dhe kulturore do të përjetohet në Tiranë nga data 9 deri më 12 qershor, në kuadër...

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.