Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga pista e biçikletave e realizuar nga Bashkia e Tiranës pranë zonës së stadiumit kombëtar. Fëmijët e çdo grupmoshe në Tiranë do të kenë mundësi që të mësojnë biçikletën dhe rregullat e qarkullimit. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama thekson se pista e re që do hapet më 1 qershor, i shtohet edhe 84 këndeve të lojërave në Tiranë, çerdheve dhe shkollave të reja.
“Pista e biçikletave, më 1 Qershor i shtohet kryeqytetit pas Kopshtit Zoologjik, 84 kënde lojërash, 101 kopshte/çerdhe dhe 41 shkollave të reja”, shkruan Rama.
“S’ka çfarë më duhet më jeta”- Gjyshi i Martin Canit flet nga protesta: Duam vetëm drejtësi
Gjyshi Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij më 18 nëntor pranë shkollës Fan Noli, ka folur...