• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Kronikë e etheve të ahengut të Milanos!”/ Analiza satirike e Agron Gjekmarkajt dhe prapaskenat e takimit: Babo-qeveria të dielën do ia bëjë bam, nga Athina te Meloni, mesazhe dhe recitime për…

05/25/2024
in Opinion, Slider
“Kronikë e etheve të ahengut të Milanos!”/ Analiza satirike e Agron Gjekmarkajt dhe prapaskenat e takimit: Babo-qeveria të dielën do ia bëjë bam, nga Athina te Meloni, mesazhe dhe recitime për…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Numri dy i PD, njëkohësisht Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, në analizën e tij satirike merr në sitë takimin e nesërm të kryeministrit Edi Rama me diasporën shqiptare të Milanos.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Kronikë e etheve të ahengut të Milanos”, e ka titulluar Gjekmarkaj satirën e tij të radhës. Ai shkon edhe më tej teksa parashikon prapaskenat e këtij takimi pas atij të Athinës dhe mesazhet që kryeministri Edi Rama do të përçojë në adresë të homologes italiane, Giorgia Meloni.

Por si e presin këtë takim disa nga personazhet e mazhorancës të cilët Gjekmarkaj i vë në “lojë” sipas stilit të tij?

Nga Agron Gjekmarkaj

(E PLOTË)

Lajmi se ahengu qeveritar me protagonist Babo-qeverinë të dielën do ja bëj bam në Milano zgjoi një sërë kërshërish po më shumë se ato zhvillosi rubinetin e xhelozive! Vërtetë në Athinë këndoi Noisi po brenda mazhorancës ka plot vasha e djem zë qëruar që mund t’ja marrin vetë në kryeqendrën lombarde. Njëzëri thanë që nuk është koha të dukemi modern e më the e të thashë se emigrantët janë nostalgjik ata kanë nevojë për zulmen popullore! Këtë mendim e shfaqi vetë Ulsiu por u këqyr vëngër nga ndonjë! U konsiderua si propozim që t’i pritej rruga ndonjë performancë xhaz nga Mamica dhe Mimi di Puccini të cilat përlotën të madh e të vogël në 60-vjetorin e Çuçit.

Megjithëse nuk dihet në Mamica do na ngjethë mishtë me ndonjë fjalim tjetër a me këngën “triste domenica” njerëzia po vërshon për ta dëgjuar?!.

Tezja dhe Antoneta Dhima mbështetën fort variantin e Ulsisë. Aty për aty u kolliten nja dy a tri herë dhe ja ndezën një potpurie të shoqëruar me valle ku dukej qartë si fitili i kandilit rinor nuk ishte fikur. Oshënaria e delikatesa madhëngjyen vetë Dilon i cili ka parë shumë në jetë!

Duhet një balancim jug-veri tha Arben Pëllumbi, kam dëgjuar se Rakip Suli ja terezit çiftelisë si ashik, nuk është keq të ftohet ai!

Ismet Beqiri tundte kokën në mënyrë enigmatike. Dukej më afër mohimit se pohimit. Unë nuk jam për xhingla mingla dhe dëngla lirike. Aty duhet të buçasin këngët për jeten e re që gëzojmë sot, planet pesëvjeçare, hajrin e bereqetin, në drejtimin e Babos, për sukseset, sesi nxori revolen në OKB kundër rusëve, si e rriti me 180% planin e emigrantëve, e thagma si këto jo gjepura! Bujari i Lushnjes u ngrit në këmbë dhe duartrokiti.

Kur gjakrat po ndizeshin u afrua Etilda me ndrojë shprehu një mendim, të cilin e nisi në formën e dilemës,” po sikur te ketë dhe recitime herë pas here, poezi qe mund ti interpretoj vete dhe prozën gjeneral Kollçaku?! Hë si thoni dhe një buzëqeshje e ëmbël ra mbi atë qoshe! Jo moj çupë tha Nasipi hijërënde, ç’janë këto ne se kemi konkurs i talenteve të reja atë por platforme elektorale! Gjenerali unë jam i kësaj dhe beri gishtin si çark pushke, po vene punet per dreq qëkur gjeneralët trajtohen si aktor. Po ja ky Klosi e ka zërin si Boçeli dhe i ngjet tha Laerti , le te këndojë “o sole mio” qe nënkupton “o Babo mio” është metaforë e gjetur, se edhe në aktivitet ku merr pjese Papa ka këngetarë! Po të jetë ashtu Braçe e ka zërin më të imet u hodh Ermua. Damua i bie kitares dhe i qan këngët e Elton Xhonit vuri re Klevis Xhoxhi. Jo, jo duhen gjëra kombëtare nënvizoi Çyrbja, më mirë Nikoqiri me repertorin e “Lires” së Korçës dhe Eni Xake me mandoline. Xhemali si prej Tirone u ndie pak i anashkaluar. Të vijë tha Bela me gjergjef e të këndojë “ku ka si tirona mi lale?” Hëm edhe Tironë edhe lal ka diçka që nuk shkon u ngrys Xhafa!

Ndërkohë që grupi parlamentar po rrëshqiste në kaosin e diskutimeve po vinte ora me shku drejt Rinasit ku të gjithë duhej të rëndin me ilaka, kushërinj, shokë, gjind nga bashkitë se nuk bëhet shaka! Boll mi pimë bira po iken avioni mi po iken avioni mi tha Braçe dhe te gjithë vrapuan. Në balonë i harruan punët e ahengut dhe filloi shqetësimi i organizmit. Më i ngrysuri ishe Subashi i Fierit. I zymtë me çehren e një ariu polar nuk pipëtinte. Ç’ke i thanë ?! Pasi i lodhi me heshtje të gjate, ndihem si jetim pa Taon vërejti. E dyta më është ngarkuar një detyre delikate. Nga ziafeti i Athinës nxorëm mësime. Nuk vumë tualete përreth dhe njerëzia piu birrë shumë dhe janë ankuar grekërit për dozat e amoniakut që lamë atje dhe pirgjet me mezera. Tani më është kërkuar mua ta rrethoj sallën me portative. Ky është besim i madh e inkurajoji Lavdrim Krashi. Nuk mbaron me kaq foli ai mendueshëm. Duhet pas mitingut të bëj edhe nje raport mbi aromat në ishin produkt gëzimi apo mërzie si tek “perandori i fundit” ku shëndeti i tij matej me profumin e “mezese”! Kjo është risi tha Shalsi po kaq stërhollim e besim i madh me xhelozi të dukshme që atë fat se pat ai.

Po për të ngrënë si do i bëhet? Po nuk vuhet për këtë në Itali dhe Blerina aty ka plot vere, djathëra proshutë!! Çuçi deri asokohe nuk kishte folur por aty befas ngriti zërin. Jo tha do vijne ca kamionë nen udhëheqjen e Gonxhes me veze të ziera, djathë me erë, te regjme, ca ullinj Lukove, ndoj pike raki qe Babo rastësisht te ulet gju me gju pas fjalimit dhe ta vere theksin tek kombëtarja.

Po për fjlaimin e Babos ka ndonjë lajm pyeti Evis Kushi e sapo dalë nga e shkuara?!

Ai është surprize u gjegj Etjeni por bëri të informuarin po ndryshe nga Athina do të lëvdojë Melonin, Italinë por edhe mundin e djersën e emigranteve, kritikat do t’i ketë me pikatore dhe tolerancë! Do ketë citime nga letërsia, nga “vidi vidi pëllumbeshë e Ali Asllanit” pyeti Vullnet Sina se edhe unë jam shume i apasionuar? Ehë, ehë do ketë se Babo vjen nga letërsia dhe letërsia lind nga Babua dhe Pranvera Resuli.

Majkua rrinte i heshtur me një pale rroba allafrenga te shekullit të 18. U bënë të gjithë kuriozë. Po ja tha meqenëse nuk i shkoi më mendje të më vinte në skenë në Greqi meqenëse ngjaj me Kollokotronin për të thënë qe ja Kolë Kotrova ishte kushëri i Pandit shih sa ngjajnë, me veshi si Kontin Kavur për t’u treguar italianëve që i kemi ca lidhje historike dhe unë si sternip i tij!

Related

Previous Post

Një rrugë në Tiranë merr emrin e Dritan Mezinit, Veliaj: I përkiste një skuadre ku njerëzit flisnin mirë për njëri-tjetrin! Do vazhdojë të na frymëzojë të gjithëve

Next Post

Programi për artin, kulturën dhe sportin/ Basha: Mbështetje të plotë në infrastrukturë, në trajtim dhe mbështetje financiare

Lajme të ngjashme

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

by redaktor2
06/05/2025
0

Ndërhyrjet restauruese që kanë nisur në burgun e Spaçit nën mbikëqyrjen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore kanë nxitur një debat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
  • Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë
  • Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja:…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.