• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Prapaskenat e sherrit mes Jul Dedës dhe Luiz Ejllit! Thumba e ironi ndaj njëri-tjetrit, çfarë e shkaktoi krisjen e raportit mes dy shkodranëve

05/25/2024
in Showbiz
Prapaskenat e sherrit mes Jul Dedës dhe Luiz Ejllit! Thumba e ironi ndaj njëri-tjetrit, çfarë e shkaktoi krisjen e raportit mes dy shkodranëve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Që në nisje të këtij “Big Brother” u duk se Juli dhe Luizi kishin një kunj ndaj njëri-tjetrit në distancë. Dy artistët u duk se vitin e shkuar, kur Luizi ishin pjesë e lojës kishin një miqësi, por gjërat kanë ndryshuar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Shpesh Juli është identifikuar me lojën e fituesit të vjetshëm dhe ky krahasim nuk i ka pëlqyer aspak aktorit. Madje, në ato pak deklarata që ka bërë për të, Juli është shprehur se madje Luizi edhe i ka marrë tekstin që ai ka shkruar për t’i propozuar Kiarës. Një nga të intervistuarit për “Big Brother Live nga Shtëpia” ka qenë dhe aktori i humorit Julian Deda, një prej 5 finalistëve të këtij edicioni.

Ai ka folur lidhur me eksperiencën brenda shtëpisë, planet që ka kur të dalë jashtë saj dhe në një moment të intervistës ka sjellë në vëmendje fituesin e edicionit të dytë të “BBV”, Luiz Ejllin. Juli rrëfen se Luizi me anë të një teksti të tij i ka propozuar partneres, Kiara Titos.

“Luizi i ka propozuar Kiarës me një tekst timin. ‘Moj Juliet… unë do ta djeg Shkodrën…’, është e imja ajo, kështu që…”, – shprehet Juli. Sakaq, një përgjigje ironizuese vjen prej Luizit, i cili shkruan: “Teksti është i Sandër Ruçit po nejse…”.

Duke qenë nga Shkodra, shumëkush e ka krahasuar Julin me Luiz Ejllin, fituesin e edicionit të kaluar, i cili po ashtu është me origjinë nga Shkodra. Mirëpo, nga ana e tij, ende nuk ka pasur asnjë mbështetje për Julin, i cili vitin që kaloi e shprehu hapur simpatinë për lojën e Luizit. Përveç faktit që Luizi ishte shok i ngushtë me të vëllain, Juli mendonte se Luizi ishte vitin që shkoi lojtari më i mirë i lojës.

“Më keni shkruar shpesh pse nuk fole një herë për Luizin. E kam shprehur hapur mbështetjen time për Luizin, meqë e kërkoni kështu, për mendimin tim është absolutisht lojtari më i mirë i kësaj loje, përveç kësaj, unë e njoh dhe personalisht përmes vëllait, i cili e ka shok dhe mendoj se mbështetja që është krijuar për atë nuk është rastësi dhe pa dashje…”.

Sakaq, këtë vit, Luizi ka zgjedhur të mos e komentojë as Julin dhe as “Big Brother”, i japë më hapësirë. Por konflikti mes dy artistëve ka nisur pikërisht pas përfundimit të “Big Brother” të vjetshëm, ku Luizi doli fitues. Pasi Mario bashkë me mikun e tij, Joni, i shkuan në shtëpi si surprizë, kur doli Luizi nuk u tregua shumë miqësor me ta. Pak ditë pas finales, Luizi u shpreh se me Marion dhe Jonin nuk kishte ndonjë miqësi të madhe. Mes tjerash, Ejlli ka folur edhe për personat që sipas tij e shfrytëzuan deri sa ishte brenda shtëpisë së BBVA e që u shtirën si miq të tij.

“Kam parë se jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë”, – tha Luizi fillimisht. Luizi foli edhe për Meridan Ramçajn dhe dy miqtë e tij, Jonin dhe Marion, që edhe e vizituan derisa ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania”.

“A ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty. Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë se unë jam menaxheri etj., etj,, kjo është e tepruar. Unë kam shumë shokë që kanë bërë shumë dhe nuk kanë pasur nevojë as të lyejnë flokët, as të dalin në media, por kanë shkuar, kanë marrë nënë time, e kanë sjellë në Tiranë dhe kanë pritur jashtë e më kanë thënë që të mos i përmend asnjëherë dhe ky është shok”, – tha Luizi.

“Me Jonin dhe me Marion kam qëndruar shumë vite jashtë, kam dy vite që nuk flas me asnjërin prej tyre, thjesht nuk flisnim, ishim shkëputur”, – u shpreh këngëtari.

Duket se kjo deklaratë është bërë motiv i krisjes së raportit jo vetëm me Marion, por edhe me Julin. Dhe duket se shkëputja ka qenë definitive, duke zgjedhur që asnjë nga palët të mos e përmend kurrë më emrin e tjetrit.

Related

Previous Post

Programi për artin, kulturën dhe sportin/ Basha: Mbështetje të plotë në infrastrukturë, në trajtim dhe mbështetje financiare

Next Post

Kryeministri Edi Rama të dielën takim me emigrantët në Itali, publikon foton e viteve ’90 nga eksodi masiv i shqiptarëve drejt vendit fqinj

Lajme të ngjashme

Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin

Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin

by redaktor2
06/05/2025
0

Prej javësh në rrjet kanë qarkulluar thashetheme se Kiara Tito mund të jetë në pritje të ëmbël, por moderatorja ka...

Fero dhe Dafina Zeqiri ngjallin dyshime me një foto të përbashkët, a po vjen një bashkëpunim veror?

Fero dhe Dafina Zeqiri ngjallin dyshime me një foto të përbashkët, a po vjen një bashkëpunim veror?

by redaktor2
06/04/2025
0

Një foto e vetme ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në komente e aludime! Fero dhe Dafina Zeqiri janë...

Flet Rigers Llaha, fituesi “Mister Kids Krenaria Shqiptare 2024”: “Në atë çast po më rrihte zemra fort”

Flet Rigers Llaha, fituesi “Mister Kids Krenaria Shqiptare 2024”: “Në atë çast po më rrihte zemra fort”

by redaktor2
06/03/2025
0

Një tjetër yll i vogël është ngjitur në skenë dhe ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe jurisë! Rigers Lloha, fitues...

Hera Kume, fituesja e “Miss Kids Beauty 2025”, rrëfen në podcast: “Dua të shëroj botën, por mos harroni dhe artin!”

Hera Kume, fituesja e “Miss Kids Beauty 2025”, rrëfen në podcast: “Dua të shëroj botën, por mos harroni dhe artin!”

by redaktor2
06/02/2025
0

Në një intervistë të ëmbël dhe frymëzuese në një podcast të njohur për fëmijë dhe talente të reja, Hera Kume,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.