Ronela Hajati pa frikë mund të konsiderohet si një nga artistet më interaktive në rrjetet sociale. Këngëtarja ka një numër të madh fansash, por edhe personash që e kritikojnë.
Teksa komentet negative nuk mungojnë, nuk mungojnë gjithashtu edhe reagimet e drejtëpërdrejta të Ronelës. Së fundmi Hajati ka “ironizuar” të gjithë ata që energjinë apo shfaqjen e saj në rrjetet sociale duke qeshur e lidhin patjetër me marrjen e ndonjë substance narkotike apo alkoolit.
“Komenti më idiot shqiptar, po të panë duke qeshur: Paske pi içik o jeta, Ku e ble këtë mallin, Sa paske pi mi,”-ka shkruar Ronela në Instagramin e saj.
Sidoqoftë, këngëtarja ka qenë gjithmonë hermetike kur vjen puna për të folur për jetën e saj private. E vetmja marrëdhënie që ajo ka bërë publike ishte me këngëtarin Young Zerka.