• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Masat për sezonin turistik, Koçiu në Golem: Inspektorët shëndetësorë kontrolle në strukturat akomoduese për respektim të kushteve higjieno-sanitare

05/31/2024
in Aktuale, Slider
Masat për sezonin turistik, Koçiu në Golem: Inspektorët shëndetësorë kontrolle në strukturat akomoduese për respektim të kushteve higjieno-sanitare
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Turizmi është një sektor me një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin dhe MSHMS ka marrë çdo masë që të mbështesë një sezon turistik që sipas të gjithë treguesve, pas 10 milionë turistëve të një viti më parë do të shënojë një rekord të ri në 2024.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në masat e marra nga MSHMS për garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të qetë, krahas dezinsektimit për mushkonja dhe insektet e tjera, proces i cili u zhvillua në 25% më shumë territor se një vit më pare dhe do të vijojë, shumë të rëndësishme janë edhe masat për respektim të kushteve higjieno-sanitar nga njësitë akomoduese dhe ato të ofrimit të shërbimeve, baret, restorantet apo pishinat.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga Kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor të Tiranës, Klinton Leka ishte në Golem, Kavajë ku inspektuan përmbushjen e masave higjieno-sanitare nga subjektet në fushën e hoteleri-turizëm, me fokus edhe pishinat. “Kemi përfunduar fazën e parë të dezinsektimit me lënde biocide miqësore me mjedisin në pellgje, kanale, puseta duke mundësuar shmangien e krijimit të mushkonjave dhe tani vijmë tek faza tjetër që është inspektimi i strukturave akomoduese për respektimin e masave higjeno-sanitare, i rëndësishëm për të garantuar një sezon turistik të qetë, të sigurt, të shëndetshëm, por dhe argëtues pse jo”, u shpreh Koçiu duke shtuar se do ketë rritje të kontrolleve nga inspektorët shëndetësorë.

Fokusi i ISHSH-së është monitorimi në mënyrë periodike dhe rigoroze i hoteleve apo strukturat e tjera, me qëllim parandalimin e infeksioneve që mund të përhapen përmes pishinave të ndotura.

“E rëndësishme për ju si biznes është që të na shihni si partner në mënyrë që së bashku të ofrojmë shërbim të sigurt për pushuesit dhe turistët”, nënvizoi ajo gjatë një ndalese në një subjekt akomodues.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu theksoi se “ne këshillojmë më qëllim të kemi respektim të masave higjieno-sanitare. Duhet gjithashtu të garantojmë që do respektohen standardet e ngritura kudo në çdo subjekt që ofrohet shërbim. Pikërisht për këtë është fokusi për të patur një kontroll dhe monitorim më të shtuar me qëllim që të garantojmë që çdo kush shërbehet ashtu siç duhet”.

Gjatë inspektimeve dhe riinspektimeve nga ISHSH, një vëmendje e veçantë do t’i i kushtohet respektimit të normave hidro-teknike dhe higjieno-sanitare për pishinat si dhe respektimi i numrit të frekuentuesve.

Për të pasuar frekuentim cilësor dhe te sigurt, pishinat duhet të sigurojnë zbatimin e kërkesave higjieno-sanitare dhe mjedisore, të sigurojnë pastrimin e përditshëm të gjithë kompleksit të pishinës, dezinsektimin e rregullt të ambientit për rreth, kryerjen e ekzaminimet fiziko- kimike të ujit të pishinave, duhet të zbatojnë rregulloren mbi respektimin i kufizimeve për nivelet e thellësisë, të kenë vëzhguesit dhe ndihmën parë për minimizim të incidenteve si dhe një pikë të ndihmës së shpejtë.

Related

Tags: GoleminspketimMinistrja Kociusezoni turistik
Previous Post

13 ditë në grevë urie, i dënuari në burgun e Burrelit përfundon në spital. Ja letrat që shkroi për gazetarin

Next Post

“Nga hiri në Euro2024”, në Spanjë “fiksohen” pas Rey Manaj, tani vlen 15 mln euro

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.