• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Sot vetëm filloi, mbaron në dyert e drejtësisë”, Balluku me tone të ashpra në AKUK Vlorë: Keni ngritur grup të strukturuar!

05/31/2024
in Politikë
“Sot vetëm filloi, mbaron në dyert e drejtësisë”, Balluku me tone të ashpra në AKUK Vlorë: Keni ngritur grup të strukturuar!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një takim që zhvilloi me punonjësit e ujësjellës kanalizimeve Vlorë, deklaroi “zero tolerancë për këdo që abuzon me detyrën”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Në Vlorë qeveria shqiptare ka investuar më shumë se kudo dhe unë me shumë dëshirë vij këtu për të parë ecurinë e punimeve në aeroportin e Vlorës, përfundimin e punimeve në tunelin e Llogorasë, apo të gjitha punët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për projektin e Lungomares e shumë të tjera, si investimet në Triportin dhe Portin e Vlorës”, tha Balluku, teksa theksoi se nuk ka asnjë herë dëshirë të vijë në Vlorë për të tërhequr vëmendjen apo  për të zbuluar skema koruptive që shkojnë në kurriz të qytetarëve.

Balluku solli në vëmendje se qeveria që në vitin 2021, duke vlerësuar performacën e dobët të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve nën mbikëqyrjen e pushtetit vendor, ndërmori një reformë të thellë për rivitalizimin e sektorit, duke marrë dhe udhëheqjen e këtyre ndërmarrjeve.

Ajo tha se, për faktin e menaxhimit abuziv të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve në varësi të bashkive, qytetarët nuk kanë marrë shërbimin e duhur.

“Në këto kushte këto ndërmarrje kanë kaluar në administrimin e pushtetit qendror dhe ne harkun e një viti kemi arritur të kemi rezultate të mirëfillta të kësaj reforme për të gjitha këto ndërmarrje që kanë paraqitur problematika. Sot kemi një tjetër nivel të përmirësimit të treguesve për këtë sektor, në drejtim të të ardhurave, rënies së nivelit të humbjeve të ujit në rrjet, rakordim të afateve të zbatimit të projekteve”, u shpreh Balluku.

Sipas saj, sot e vetmja ndërmarrje që ka një problem të madh financiar është Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë.

“Që të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorës, nga një grusht njerëzish që kanë vendosur të marrin paratë e kompanisë dhe t’i përdorin për qëllimet e veta, kjo është një gjë që ju duhet ta dini zyrtarisht, se unë kam ardhur sot t’ju bëj me dije, se kjo nuk është një çështjet që do lihet në sirtaret e ministrisë, por do të ndiqet penalisht për të gjithë aktorët e përfshirë, pa përjashtuar këtu askënd, nga dizenjuesit e deri tek nivelet më të larta të kësaj skeme”, deklaroi Balluku.

Ajo paralajmëroi se dosja e shkeljeve në këtë ndërmarrje është përgatitur me të gjitha detajet, teksa shtoi se do ta dërgojë personalisht atë në SPAK.

Balluku tha se, “kjo është detyra ime personale dhe e stafit të Ministrisë dhe do t’i shkohet deri në fund. Do çoj dosjet në SPAK. Kemi dy muaj që i kemi shkuar deri në rrënjët e fundit, deri aty ku është ngjizur kjo skemë. Kemi çdo gjë gati për çdo detaj abuzimi dhe për çdo person. Dosjet janë gati”.

Balluku shtoi se të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë zhvatëse “i kanë hyrë detit në këmbë”.

“I keni hyrë detit në këmbë. I kanë rënë në qafë popullit të Vlorës, bizneseve, pensionistëve të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë dhe për këtë do përgjigjeni të gjithë. Ky është grup i strukturuar, i cili ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz të shqiptarëve dhe në kurriz të popullit të Vlorës. Sot UKV është në risk për të mos ofruar dot shërbime në kulm të sezonit, sepse ca patën dëshirë të bënin para dhe besuan se zbuluan skemën e shekullit”, u shpreh Balluku.

Related

Tags: AKUK VloreBelinda BallukudosjeSPAK
Previous Post

Ndahet nga jeta mjeshtri i poezisë lirike, Skënder Rusi

Next Post

Festë kampionësh në Lezhë, skuadra e basketbollit “Besëlidhja” fituese e kampionatit me 27 fitore dhe asnjë humbje

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.