Ditën e djeshme gjyshja e Bes Kallakut ka qenë mysafire në emisionin “Ferma VIP”, ku dhe pa nga afër ambientet dhe u takua me konkurrentët.
E ndërsa po vëzhgonte fermerët në stalla, Ija i dha këshillë njërës prej banorëve duke u shprehur:
“Kush është pa martuar duhet t’a gjejë dashurinë”
Besi: Kush punon sot o Ije aman.
Xhensila: Pse prish punë ti o Bes?
Rensi: Lëre more gocën të gjejë dashurinë.
Xhensila: Po më lër ore.
Ija: Do të shkojë në fshat kjo.
Renisi: Edhe punën edhe dashurinë do t’a gjejë.
Ija: Po! Do t’a gjej për Zotin. Kush të jetë pa martuar gjeni ndonjë. E ka gjetur të vetën ai, e mbyti Ajka…(flet për Besin)
Renisi: Edhe një copë tokë e ka ai.
Xhensila: Ija flet në përgjithësi, për këta që kanë ferma, jo gjëra të vogla se unë dua një me shumë lopë.
Vetëm para disa ditësh në shtypin rozë u përfol se aktori kishte filluar një lidhje me ish-konkurrenten e Përputhen. Megjithatë një prononcim për mediat, Besi i mohoi këto aludime.